almond oil

In Bukuria, Floket, Fytyra, Mjekesi Alternative

Vaji i bajames per lekuren dhe floket

Vaji i bajames eshte nje nga vajrat me te perdorur ne produktet kozmetike apo receta natyrale bukurie. Ne fakt ekzistojne 2 lloje vaji bajamesh: i embel dhe i hidhur, por vaji i bajames se embel eshte me i keshillueshem per perdorim, i pasur me acide yndyrore te shendetshme si acid oleic (omega-9) dhe acid linoleik (omega-6).

sweet almond oil

Menyrat e perdorimit te vajit te bajames jane te shumta qe nga aplikimi ne lekure apo ne floke dhe konsumi i tij. Gjithashtu ky vaj eshte i pasur me vitamina A, B dhe E te cilat luajne nje rol kryesor ne shendetin dhe freskine e lekures. Por kujdes kur e blini, zgjidhni nje vaj natyral, te paster dhe te prodhuar ne temperature te ftohte.

Vaji i bajames per fytyren

vaji i bajames

  • Eshte nje hidratues shume i mire, i pershtatshem per cdo lekure por kryesisht per ato te thata dhe mixe. Mjaftojne disa pika dhe masazhoni butesisht me ane te gishtave deri sa lekura ta thithe plotesisht dhe pa bllokuar poret.
  • Ky vaj mund te perdoret edhe per te pastruar makeup-in. Mund ta perdorni ne te gjithe fytyren, per syte madje edhe per te hequr rimelin kundra ujit. Lyeni nje tampon pambuku dhe pastroni butesisht lekuren.
  • Ka nje efekt mbreselenes ne reduktimin e rratheve te zinj, qeskave apo syve te fryre. Aplikojeni cdo nate para se te flini dhe do te mund te parandaloni edhe pucrat.
  • Ndihmon ne reduktimin e shenjave te moshes si rrudhat e fytyres apo ato rreth syve. Ky vaj ka veti te rivitalizuese dhe rinovon qelizat e lekures duke ju dhene nje pamje me te fresket e te re.
  • Mund ta perdorni edhe si eksfoliues duke e perzier me sheqer. Eksfolimi i lekures duhet te behet 2-here ne jave per te pastruar lekuren e per te hequr qelizat e vdekura. Ky eshte nje eksfoliant natyral dhe shume efikas.
  • Vaji i bajames ka edhe veti sheruese ne kurimin e ekzemave, skuqjes, inflamacioneve apo crregullimeve te tjera te lekures.

Vaji i bajames per floket

floke me shkelqim

  • Zbut, hidraton dhe i jep shkelqim flokeve tuaj. Zevendesoni balsamin tuaj i cili permban silikon apo kimikate te tjera me vaj bajame natyral. Aplikoni disa pika ne majat e flokeve dhe shpelajini me uje te bollshem.
  • Fale acideve yndyrore te pangopura qe ndodhen ne vajin e bajames, i zbusin floket duke penetruar thelle.
  • Ai gjithashtu vepron si mbrojtes ndaj faktoreve te jashtem si nxehtesia e thareses se flokeve.
  • Beni nje masazh skalpit te kokes me vaj bajame per te stimuluar rritjen e flokeve. Nje here ne jave perzieni vaj bajame me disa pika vaji esencial, masazhoni skalpin dhe mblidheni me nje peshqir te lagur me uje te ngrohte. Kjo sherben qe vaji te thithet me mire e me shpejt.
  • Nje tjeter alternative per te parandaluar renien e flokeve eshte perzierja e vajit te bajames me vaj ulliri dhe vaj kastor ( vaj vegjetal i perftuar nga farat e bimes kastor) ne sasi te barabarte.
  • Vaji i bajames gjithashtu ndihmon ne trajtimin e zbokthit, duke e perdorur si maske.

Perdorime te tjera te vajit te bajames

masazh me vaj bajame

Eshte perfekt si balsam buzesh dhe i zbut ato. Mund te krijoni vete nje balsam natyral ta keni gjithmone me vete (perzieni vazeline + vaj bajame + vaj esencial)

Eshte shume i mire per masazhe per te liruar stresin e jetes se perditshme. Me mire te ngrohet pak para se te perdoret sepse ka me shume rezultat ne lehtesimin dhe zbutjen e lekures njekohesisht.

Perdoret edhe per trajtimin e shenjave te lekures, strijet apo smagliaturat duke masazhuar ne zonat e interesuara. Ne kete menyre rritet qarkullimi i gjakut, ushqehet lekura dhe behet me elastike. Idealja eshte ta beni cdo dite pas dushit.

Pra sic e shihni perdorimi i vajit te bajames eshte i gjere dhe ka shume benefite. Ate mund ta gjeni lehtesisht ne farmaci apo qendra te tjera, vetem kujdesuni qe te jete natyral dhe i prodhuar ne temperature te ftohte. Mbajeni ne vend te fresket dhe pa ndricim.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , , ,

2 Responses to Vaji i bajames per lekuren dhe floket

  1. ida says:

    mfalni si aplikohet vaji i bajames me sheqerin. sa duhet te jete sasia dhe sa duhet lene ne fetyre . dhe me cfar uji duhet lare te vaket apo te ftohte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *