ushqime te shendetshme

In Bukuria, Dieta, Fitness, Mbajtja e Trupit ne Forme, Shendeti

Ushqimet e duhura per te qene gati per proven bikini

Provoni keto ushqime per te qene ne formen tuaj me te mire gjate gjithe veres :

1. Jeshilleqet spinaq jeshil

Sipas dietologes Mary Dinehart-Perry, ne SHBA, jeshilleqet nuk jane vetem nje alternative ideale per te shtuar volumin e vaktit tuaj pa shtuar kalorite, por gjithashtu ato permbajne shume ushqyes (vitamina A, C, K, kalcium, magnez, hekur, kalium dhe fibra) te cilat jane edhe te lehta per organizmin tuaj. Dr.Mary ju rekomandon te konsumoni sallaten me spinaq, ti shtoni supes tuaj perime te ndryshme apo jeshilleqe, per te luftuar semundjet e ndryshme dhe per te qene ne nje forme perfekte.

2. Mentja

bima menteFunksioni i saj eshte per te zbutur fryrjen apo problemet e tretjes pas nje vakti te bollshem, duke relaksuar muskujt ne rruget e tretjes. Provoni te perzieni akullin me cajin e mentes, shtoni gjethe mente ne ujin tuaj, ose pertypini gjethet ashtu si jane.

 

 3. Specat e kuq

Jane nje nga perimet me ngjyren me te bukur, te pasur me antioksidante, vecanerisht me vitamine C dhespeca te kuq beta-karroten, te cilet ndihmojne trupin te luftoje infeksionet. Dr. Margaux J. Rathbun, dietolog i certifikuar ne SHBA, pohon: “Specat e kuq gjithashtu stimulojne sistemin tretes dhe perkrahin funksionimin e rregullt te metabolizmit, duke ju ndihmuar qe te zhdukni ato kg e tepert. Jane perfekte per ata qe jane ne diete, nese konsumohen te gjalla apo ne nje forme te lengshme (psh salce).

 

4. Salmoni

Degjojme shpesh per salmonin dhe benefitet e tij. Por cfare ka kaq te vecante ky peshk?

Ai ka nje permbajtje te ulet te kalorive, te yndyrave te ngopura (saturated) dhe te natriumit. Gjithashtu ka shume proteina, por ajo cfare e ben salmonin kaq special eshte permbajtja e acidit yndyror, omega-3.  Ky acid eshte i njohur per vetite e tij anti-inflamatore, parandalon shqetesimet e zemres, ul presionin e larte te gjakut etj.

 

5. Frutat e thata

fruta te thataBajamet, arrat, lajthite, kikiriket, jane te pasura me yndyra te shendetshme, vitamina, minerale dhe antioksidante. Por kujdes : konsumoni vetem frutat e thata pa kripe dhe jo te pjekura, per te pasur rezultatet qe doni ne trupin tuaj.

 

 

 6. Miell Tershere miell tershere

Ka nje permbajtje te larte te fibrave dhe te proteinave dhe permban pak kalori ( 1 filxhan ka 130 kalori) duke ju dhene njekohesisht ndjesine e ngopjes. Gjithashtu ndihmon ne uljen e nivelit te kolesteroli “te keq”, stabilizon presionin e larte te gjakut dhe redukton mundesite e shfaqjes se diabetit te tipit 2. Nese mund tju ndihmoje, mielli i tersheres gjendet lehtesisht dhe nuk kushton.

7.  Veza

ushqimeEshte e pasur me aminoacide dhe proteina duke ju bere te ndjeheni te ngopur dhe te shmangni ngrenien  e tepert. Proteinat e vezes ndihmojne ne djegjen e dhjamit dhe formimit te muskujve, pra ne tonifikim. Ndryshe nga bindja qe ju eshte krijuar ajo mund te konsumohet ne cdo vakt dhe jo vetem ne mengjes.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *