In Bukuria, Fytyra

Si te trajtoni poret e zmadhuara te lekures

poret e zmadhuaraPoret e zmadhuara jane nje problem i zakonshem vecanerisht per lekurat me yndyre. Poret jane nje pjese shume e rendesishme e lekures, ato ndihmojne ne hidratimin dhe zbutjen e saj nepermjet prodhimit te yndyres. Por nese yndyra mbetet e bllokuar ne keto pore, atehere ato infektohen, kthehen ne pucra ose behen me te dukshme e jo-estetike. Zakonisht shfaqen ne pjesen e hundes apo ne zonen-T (balli, hunda, mjekra) qe eshte edhe me e prirur per pucra dhe akne.

Vertete nuk mund te ndryshoni ate qe natyra ju ka dhene, por ka menyra dhe teknika per ti mbajtur nen kontroll e per te minimizuar efektet negative.

Ja disa keshilla se si te kujdeseni per nje lekure me pore te zmadhuara dhe ti beni sa me pak te dukshme:

larja e fytyres Pastroni dhe tonifikoni lekuren. Perdorni nje pastrues per tipin tuaj te lekures (te yndyrshme, te thate ose mixe) dhe me pas aplikoni tonik ne te gjithe fytyren. Edhe pse ka shume persona qe tonikut nuk i kishtojne rendesi, ai eshte shume i rendesishem ne zhdukjen e papastertive dhe make-up qe ka mbetur edhe pasi e keni lare fytyren. Akoma me mire nese perdorni nje tonik eksfoliues qe penetron thelle ne pore.

Lageni fytyren me uje te ftohte ose me nje kub akulli. Kjo i redukton shume poret e zmadhuara. Per nje pastrim sa me te efektshem te fytyres, perdorni uje te ngrohte per te hapur poret, akoma me mire nese perdorni avull dhe uje te ftohte per te shpelare fytyren e per te mbyllur poret.

– Perdorni krem hidratues te pershtatshem per tipin e lekures tuaj. Ai e mbron fytyren nga bakteret dhe e ben te duket me e bute dhe e shendetshme.

Gjithashtu perdorni produkte te posacme per kontrollin e yndyres ne lekuren tuaj. Aplikojeni ate vetem ne zonat problematike jo ne te gjithe fytyren. Perderisa yndyra lidhet direkt me zmadhimin e poreve, ato do te minimizohen dukshem.

Kujdes me make-up-in. Me mire do ishte mos te vendosnit fare, por nese nuk beni dot pa te, zgjidhni nje fondotinte, jo te lengshme, mat ose pluhur. Mos perdorni hidratues para se te aplikoni fondotinte sepse favorizon mbylljen dhe bllokimin e poreve. Mund te aplikoni primer para make-up, i cili nuk lejon qe lekura te bllokohet.

Kini parasysh: poret e zmadhuara, me shume mundesi jane gjenetike e mund te perkeqesohen me kalimin e viteve. Gjithashtu nje fytyre e yndyrshme eshte me e prirur per te pasur pore te zmadhuara. Edhe plakja ka efekt negativ tek to. Pikat e zeza gjithashtu jane pergjegjese sepse kur poret bllokohen, diametri i tyre rritet.

Por keto fakte nuk duhet tju demoralizojne sepse ka menyra natyrale dhe jo natyrale, ndryshime te vogla ne stilin e jeteses qe mund te bejne ndryshime te medha per lekuren tuaj.

Pervec keshillave te mesiperme, ka maska natyrale per poret e zmadhuara, qe mund te aplikohen ne kushtet e shtepise, por per te cilat do flasim me gjeresisht ne nje artikull tjeter.

Ndersa nese doni nje efekt qe zgjat ndoshta e te perhershem mund ti drejtoheni qendrave estetike te cilat aplikojne:

mikrodermoabrazion per poret e zmadhuaraMikrodermoabrazion (heq shtresen me te jashtme te lekures, duke i lene vend nje lekure me te shendetshme, te paster e te re)

Peeling kimik (aplikohet acid salicilik ose glikolik te cilat heqin qelizat e vdekura te lekures dhe i lene vend poreve te reja me te vogla).

Lazer (vecanerisht Fraxel Laser, te cilat i bejne poret te tkurren. Eshte nje trajtim i shtrenjte dhe mund te kerkoje disa seanca).

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , , , , , , ,

2 Responses to Si te trajtoni poret e zmadhuara te lekures

  1. idja says:

    flm shum per keto kshilla nese mun dikush mem tregu sa kushton nje seanc per lasee per te pastruar fytyren? flm

    • admin says:

      idja duhet te interesoheni ne qendra estetike te autorizuara, ku ka mjeke dermatologe.Ne Tirane jane te shumta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *