Stil dhe Jetese
 

Tendencat Pranvere-Vere 2013

Mar 18, 13 • Femra, ModeNo CommentsRead More »
 

ss 2013 trends Tendencat Pranvere Vere 2013

Edhe pse duket sikur dimri nuk po iken, pranvera tashme eshte shume afer dhe me siguri ju keni filluar te beni plane per party, weekende apo pushime. Si ne cdo sezon ju filloni te mendoni edhe per ndryshimin e look-ut, garderobes, kepuceve apo aksesoreve.

Skontot vazhdojne neper dyqane dhe qendra tregtare per veshjet e dimrit, nderkohe qe kane futur edhe koleksionin e ri Pranvere-Vere 2013. Por cilat jane tendencat e ketij sezoni?

Keto jane top-trendet e ketij sezoni per femra te marra nga pasarelat e Paris, New York, Milano dhe Londer:

Motive orientale

oriental inspiration Tendencat Pranvere Vere 2013

Elemente dhe detaje nga kultura Aziatike, apo te frymezuar nga kimonote e geishave, stiliste te njohur si Prada, Lanvin, Gianfranco Ferré i kane shfaqur ne koleksionet e tyre. Pelhura mendafshi, fustane apo bluza me shpatulla te gjera, me dizenjo te ndryshme apo me lule jane tipike per kulturen Aziatike. E per te plotesuar pamjen, buze te kuqe te lyera si Geisha.

Flutra

ss 2013 ruffles Tendencat Pranvere Vere 2013

Frudat apo flutrat e theksuara te nje stili Flamenco, jane propozuar nga Gucci, J.W.Anderson apo Balenciaga. Te perdoruar kudo, ne bluza, funde apo fustane ato i japin me shume volum pamjes tuaj. Disa modele jane shume femerore por disa jane te ekzagjeruara te cilat nuk mund te vishen ne jeten e perditshme.

Vijat

ss 2013 stripes trend Tendencat Pranvere Vere 2013

Vijat jane nje nga top-trendet e ketij sezoni si per femra edhe per meshkuj. Vija horizontale, verikale apo diagonale nuk ka rregulla as per ngjyrat, dilni nga e zakonshmja bardh e zi dhe guxoni per ngjyra te tjera. Por beni kujdes kur i vishni. Kombinoni nje bluze me vija me nje fund apo pantallona nje ngjyresh, mos i kombinoni kurre vijat me kuadratetet. Hidhini nje sy koleksionit te Michael Kors, Balmain, Tommy Hilfiger, Oscar de la Renta dhe frymezohuni nga modelet e tyre.

Te printuara dhe me dizenjo

ss 2013 printed Tendencat Pranvere Vere 2013

Pelhurat e printuara dhe me dizenjo jane gjithomone te pranishme ne koleksionet e stilisteve. Kete sezon ka shume variacion nga lekure tigri, gjarpri, elemente te faunes, flores, figura gjeometrike apo abstrakte. Me te perdorurat? Dizenjot me lule qe i pershtaten edhe me shume vete stines se pranveres. Nje nga stilistet qe vecohet per veshjet me figura te kafsheve eshte Roberto Cavalli por edhe Dolce & Gabbana, Gucci apo Isabel Marant.

Fundet e ngushta (pencil)

pencil skirt ss2013 Tendencat Pranvere Vere 2013

Fundet apo fustanet e ngushta jane nje trend i ketij sezoni megjithese ato nuk jane asnjehere jashte mode. Nje-ngjyresh apo me dizenjo ato jane shume femerore, seksi dhe ju japin nje pamje te sofistikuar. Gjatesia varion nga siper gjurit, deri tek gjuri apo te shkurtra. Nje avantazh i tyre eshte qe mund te vishen ne cdo periudhe te vitit, te kombinuara me kemisha, xhaketa apo pallto. Modele te ndryshme jane pare ne koleksionet e Alexander McQueen, Erdem, Burberry Prorsum dhe Prada.

Crop tops

crop tops ss2013 Tendencat Pranvere Vere 2013

Megjithese nuk kane nje emertim te caktuar ne shqip, ato kane hyre si trend edhe ne vendin tone. Crop tops kane qene ne mode ne 2009 dhe jane rikthyer me nje look me elegant. Nuk eshte vetem ideja te zhvisheni sa me shume, ato mund tju japin nje pamje femerore dhe jo te ekzagjeruar, te kombinuara me nje fund te ngushte dhe me bel te gjate. Eshte nje mix i stilit retro dhe atij modern i cili nuk duhet te mungoje ne dollapin tuaj.

Nga te gjitha keto trende, zgjidhni te preferuaren tuaj dhe shijoni kete pranvere!

pixel Tendencat Pranvere Vere 2013
 Tendencat Pranvere Vere 2013pinit fg en rect gray 20 Tendencat Pranvere Vere 2013

Tags: , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>