men fall 2013

In Meshkuj, Mode

Tendencat per meshkuj Vjeshte-Dimer 2013

Ndryshimet e temperaturave, stineve, aktivitetit te perditshem reflektohen ne ndryshime edhe ne tendencat e modes per femra dhe meshkuj. Edhe pse per keta te fundit ka me pak variacion, me pak propozime krahasuar me femrat, perseri stilistet vijne cdo sezon me risi dhe trende te reja.

dimer 2013

Mga pasarelat e Milano, Paris, Londer dhe New York keto jane tendencat per meshkuj Vjeshte-Dimer 2013:

Ngjyre portokalli

Ka ikur koha kur visheshin vetem ngjyrat klasike, e zeze, gri dhe e bardhe nga meshkujt. Tani mund te kombinoni ngjyrat pa ekzagjeruar per nje veshje “casual” ose klasike. Pasuroni garderoben tuaj kete sezon me nuanca te portokallise te perdorura ne pallto, xhaketa, pulovra apo aksesore.

men orange color

Te veshesh ngjyren portokalli mund te jete pak e veshtire dhe e dini qe do terhiqni vemendjen e te tjereve, por nese nuk e keni problem vazhdoni. Menyra me e thjeshte per te veshur kete ngjyre eshte pulovra, te cilen mund ta thyeni me nje xhakete te zeze apo bezhe, dhe me xhinse apo pantallone ngjyre neutrale.

Njgyra portokalli ka shume nuanca qe nga neoni e deri tek ngjyra e tulles. Nuancat me te erreta jane me te pershtashme per stinen e vjeshtes dhe jane lehtesisht te kombinueshme. E nese nuk guxoni ta vishni kete ngjyre, vendosni disa aksesore si corape, shall, rrip apo ore per te qene koherent me tendencat e fundit. Ngjyra portokalli eshte propozuar nga J.W Anderson, Jonathan Saunders, Topman dhe E.Tautz.

Ngjyre e gjelbert esmerald

emerald green

Ngjyra e gjelbert esmerald eshte vleresuar si ngjyra e vitit nga Pantone, autoritet global per standartet e e ngjyrave profesionale, e inspiruar nga turizmi, abmjentet dhe moda. Edhe kjo ngjyre ashtu si portokallia nuk eshte e lehte per tu veshur por kjo nuk eshte arsye per mos ta konsideruar fare. Thjesht permbajuni rregullit: kur vishni dicka te gjelbert esmeraldi, pjesa tjeter e veshjes duhet te jete e thjeshte dhe neutrale. Nje pale pantallona me kete ngjyre, kombinuar me nje bluze me vija te bardhe dhe nje pale kepuce kastori kafe jane veshje trendi dhe jo e ekzagjeruar. Mund ti hidhni nje sy koleksioneve te Dsquared, AMI apo Paul Smith per tu frymezuar.

Pantallona me ngjyra dhe me pala

Sic e shihni ngjyrat nuk mungojne kete sezon, jo vetem portokalli dhe e gjelbert por edhe nuancat e tjera te cilat perdoren shume ne pantallona, xhinse apo chinos. Pantallonat me ngjyre nuk eshte dicka e re ne fushen e modes, por nuancat dhe modelet jane te ndryshme cdo sezon. Disa ngjyra per tu veshur kete sezon Vjeshte-Dimer 2013 jane:

colored-pants

– Te kuqe, vishnje apo ngjyre geshtenje

– Nuanca te lejlase, nga livando tek tonalitetet me te erreta

– E verdha, mustarde apo ngjyra agrumesh

– Blu, kobalt, blu e erret

– E gjelbert, esmerald apo ngjyra pylli

Pervec ngjyrave, risia per pantallonat eshte modeli me pala ne pjesen e perparme. Modele te para ne koleksionet e Burberry Prorsum dhe Vivienne Westwood, te cilat duken pak per mosha te medha ose jashte mode krahasuar me prejet e vogla e te ngushta. Por nese vishen dhe kombinohen me shije mund te perfitoni nje look te sofistikuar dhe terheqes.

Xhaketa “bomber”

bomber jackets

Xhaketat apo palltot klasike pas trupit jane zevendesuar kete sezon ka xhiboksa me voluminoz te quajtur “bomber jackets” te cilat jane me sportive. Te zeza, gri me shkelqim apo ngjyra te tjera me nje jake qe krijon kontrast jane modele qe jane pare ne pasarelat e Oliver Spencer, Astrid Andersen, Jonathan Saunders dhe Richard Nicoll.

Pulovra me golf

men turtle neck

Sa kohe keni pa veshur nje bluze me golf? Ju duket e bezdisshme dhe aspak e bukur por kete sezon viijne propozime me materiale te leshta apo kashmiri, pas trupit dhe me dizenjo te ndryshme. Shmangni materialet sintetike sepse jo vetem nuk jane te bukur por edhe mund te shkaktojne acarim ne pjesen e qafes.

Jeleket

men gilets

Jeleke te dizenjuar, prej stofi apo me stil “bomber” jo vetem ju mbajne ngrohte por jane edhe ne mode. Shikoni modelet e Lee Roach, Agi&Sam apo Oliver Spencer dhe bejeni pjese te graderobes tuaj kete dimer.

Doreza lekure

men gloves

Dorezat jane nje aksesor i stines se dimrit i cili duhet konsideruar ashtu si aksesoret e tjere. Doreza te leshta jane jashte mode kete dimer te zevendesuara nga ato te lekures. Te zeza, kafe apo me ngjyra nje detaj qe vihet re ne koleksionet e J.W Anderson, Richard James apo Lee Roach.

Tendencat e modes ndryshojne cdo sezon me risi te bukura por ne shume raste edhe te cuditshme. E rendesishme eshte qe jo vetem te dukeni bukur por mbi te gjitha te jeni komfort.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , ,

One Response to Tendencat per meshkuj Vjeshte-Dimer 2013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *