Stil dhe Jetese
 

Tendencat e modes Vjeshte-Dimer 2012-2013

Gus 30, 12 • Femra, ModeNo CommentsRead More »
 

Eshte surprizues fakti se sa shpejt ndryshon moda. Tendenca te reja ose tendenca te viteve te kaluara te rikthyera serish. Kete sezon Vjeshte-Dimer 2012-2013, bie ne sy influenca e motiveve Orientale ne moden Perendimore apo stili ushtarak i cili nuk ka munguar ne koleksionet e stilisteve me te famshem.

Trendet e ketij sezoni jane te panumerta duke filluar qe nga veshjet, te brendshmet, kepucet, kapelet apo aksesore te tjere. Por ne po ju permendim ato me “Pikantet”

Motivet Orientale

motivet orientale Tendencat e modes Vjeshte Dimer 2012 2013

Ky lloj stili karakterizohet nga perdorimi i pelhurave luksoze dhe i kushton shume rendesi detajeve. Ky stil gjithmone ka qene terheqes per Perendimoret, ndjekes te modes. Ngjyrat e pazakonta, dizenjot energjike dhe stilimi i tyre pa te meta, i ben shume te preferuara kete sezon. Femrat duken terheqese dhe joshese, pa treguar shume nga trupi i tyre.

Stili Ushtarak

stili ushtarak Tendencat e modes Vjeshte Dimer 2012 2013

Asnjerit nga ne nuk i pelqen lufta apo operacionet ushtarake, por eshte nje realitet te cilin e degjojme pothuajse cdo dite dhe rrjedhimisht ka ndikuar edhe ne fushen e modes. Ky eshte nje top-trend i ketij sezoni. Stiliste si Victoria Beckham, Salvatore Ferragamo etj kane prezantuar koleksionet e tyre te inspiruara nga ky stil. Veshjet jane te thjeshta dhe te rehatshme si veshje te verteta ushtarake por sigurisht qe materiali i perdorur eshte me i bute dhe dizenjot jane me te pershtashme per femrat.

Stili Gotik

stili gotik Tendencat e modes Vjeshte Dimer 2012 2013

Stili Gotik ka qene gjithmone nje frymezim per shume stiliste por kete sezon ai eshte kthyer ne nje pike referimi. Lekura e zeze, kadifja, veshjet e gjata, detajet me kryqezime dhe make-up disi i frikshem, jane vetem disa elemente te ketij stili. Ky trend eshte pare ne koleksionet e Roccobarocco, Valentino, Alberta Ferretti, Vivienne Westwood etj.

Veshje Lekure

veshje lekure Tendencat e modes Vjeshte Dimer 2012 2013

Lekura eshte gjithmone ne mode por ne pergjithesi eshte  e pershtashme me veshjet e sezoneve me te ftohta. Kete sezon stilistet e kane perdorur lekuren si material ne shume veshje, por me shume jane fokusuar ne xhaketat dhe fundet duke i sjelle me nje stil me seksi. Ju mund te zgjidhni tipe e ngjyra te ndryshme lekurash dhe te krijoni nje pamje “chic” dhe joshese.

Pellushet e Gezofet

pellushe Tendencat e modes Vjeshte Dimer 2012 2013

Ashtu si lekura edhe pellushet do te jene prezent ne cdo gje, xhaketa, pallto, kapele, canta etj. Varieteti eshte shume i gjere. Megjithate me te perdorurat jane palltot qe vijne ne ngjyra e modele te ndryshme. Ky trend eshte pare ne koleksionet e Anna Sui, Christian Dior, Lanvin, Fendi etj.

Pantallonat e ngushta

pantallona te ngushta Tendencat e modes Vjeshte Dimer 2012 2013

Keto nuk jane nje risi dhe cdonjeri prej jush e ka nje pale ne dollap. Gjithsesi stilistet mendojne qe ju duhet te vazhdoni ti vishni, madje edhe me shpesh gjate ketij sezoni. Kombinojini ato me pupa te sheshta apo me kepuce me taka per te pasur nje “look” magjepses.

Trikot dhe pulovrat

triko dhe pulovra Tendencat e modes Vjeshte Dimer 2012 2013

Pulovrat e punuara, fustanet apo trikot e gjata jane perfekte per stinen e vjeshtes e te dimrit. Ato ju mbajne ngrohte dhe dukeni bukur ne te njejten kohe. Mund te frymezoheni nga stilistet si: Oscar de la Renta, Emilio Pucci, Just Cavalli etj dhe tja kerkoni gjyshes tuaj tju punoje nje te ngjashme.  :)

pixel Tendencat e modes Vjeshte Dimer 2012 2013
 Tendencat e modes Vjeshte Dimer 2012 2013pinit fg en rect gray 20 Tendencat e modes Vjeshte Dimer 2012 2013

Tags: , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>