Stil dhe Jetese
 

Si te hiqni pikat e zeza e te keni nje lekure perfekte

Dhj 7, 12 • Bukuria, Fytyra4 CommentsRead More »
 

pikat e zezaTe gjithe e dini besoj se cfare jane pikat e zeza ne fytyre dhe sa te bezdisshme e jo estetike duken. Vecanerisht lekurat e yndyrshme jane me te prirura per krijimin e tyre. Keto pika te zeza krijohen nga nje sere faktoresh duke filluar qe nga ato gjenetike, por edhe nga stili i jeteses. Ato gjera te konsideruara “te keqija” per shendetin si: alkoli, duhani, kafeina, produktet e perpunuara, ushqim me shume karbohidrate apo yndyre, ndikojne edhe ne shfaqjen e ketyre pikave.

Por mos u cudisni nese shkak i tyre mund te jete edhe stresi. Kjo sepse stresi ndikon ne prodhimin e hormoneve dhe ne vecanti testosteroni e ben lekuren me te predispozuar per krijimin e pikave te zeza.

Sa me shume ato te rrine pa trajtuar, aq me shume zmadhohen poret. Por para se te dilni para pasqyres e te filloni ti shtypni, lexoni keto hapa dhe keshilla per te shpetuar nga pikat e zeza pa i shtypur ato:

Pikat e zeza jane njesoj si pikat e bardha, por me ndryshim qe kane yndyre te oksiduar te depozituar. Oksidimi i jep edhe ngjyren e zeze. Ndersa pikat e bardha nuk jane te oksiduara prandaj nuk kane ngjyre. Ndryshe nga pucrat, pikat e zeza jane te hapura, nuk kane ndonje shtrese lekure si inestetizmat e tjere.

Hapi I: Pastrimi

larja e fytyresPastroni rregullisht fytyren, keshillohet nje pastrues me acid salicilik i cili ndihmon ne trajtimin dhe parandalimin e pikave te zeza. Ky pastrues vepron si antibakterial dhe anti-inflamator njekohesisht.

Hapi II: Tonifikimi

tonifikimi lekuresTonifikimi i lekures eshte i rendesishem sepse toniku mbyll poret dhe rregullon pH e lekures. Zgjidhni nje tonik pa alkol qe permban totarol (me veti antibakteriale).

Hapi III: Trajtoni zonat me probleme

t-zoneLekurat jane te tipeve te ndryshme mund te jene te thata, te yndyrshme apo mikse. Pergjithesisht zona me me shume yndyre ne fytyre eshte zona-T (hunda, mjekra, balli) dhe pikerisht keto jane edhe me te prirura per pikat e zeza. Atehere trajtoni vetem keto zona me specifikisht me nje serum qe permban Vitamine B3 (nyacinamide) e cila trajton zonat e prirura per akne dhe ul yndyren dhe enzimen e papaya qe sherben si eksfoliues duke larguar qelizat e vdekura qe bllokojne poret.

Hapi IV: Hidratoni

krem hidratuesMbajeni lekuren te hidratuar duke perdorur nje krem pa yndyre (oil-free), preferohet nje krem qe permban edhe acid hialuronik. Gjate dites perdorni gjithmone krem me faktor mbrojtes SPF, sidomos nese po e eksfolioni lekuren shpesh.

Hapi V: Scrub

scrubBeni scrub lekures 2-here ne jave. Mund te zgjidhni scrub te gatshem apo ta pergatisni vete ne kushtet e shtepise. Eksfolimi i lekures eshte celesi per parandalimin e pikave te zeza.

Hapi VI: Beni maske

maske fytyre per meshkujAplikoni 2-here ne jave maske per fytyren dhe zgjidhni nje maske specifike per lekure te yndyrshme ose pergatisni maska natyrale, te cilat i gjeni ketu. Maskat ndihmojne ne absorbimin e yndyres dhe mbylljen e poreve.

Por nese i ndiqni rregullisht keto hapa dhe perseri nuk keni rezultat?

trajtimi ne qender estetikeMos u trembni. Beni nje konsultim me estetisten tuaj. Ka raste kur ju ushtroni presion mbi to duke perftuar efekt te kundert, duke i infektuar apo lene shenja. Nese ju shtrydhni nje pike te zeze, ajo kthehet ne nje shenje te dukshme e cila do kohe te zhduket. Me mire drejtohuni estetistit dhe kerkoni nje pastrim fytyre.

Ata dine si ta pergatisin fytyren, ta pastrojne ne menyre korrekte dhe ta trajtojne pas pastrimit, per te parandaluar inflamacionin apo daljen e tyre perseri. Avulli eshte i domosdoshem per hapjen e poreve per nje pastrim te thelle i cili i kombinuar me produkte profesionale dhe efektive, jep rezultatet qe deshironi.

Alternative tjeter per heqjen e pikave te zeza

Pore strips

pore stripsKeto strips mund ti gjeni shume lehte ne farmaci apo dyqane kozmetike. Por a funksionojne vertete? Disa njerez pohojne qe po ndersa per disa te tjere nuk funksionon. Por ato nuk jane te pershtatshme per nje lekure te ndjeshme, sepse gjithsesi mbetet nje adeziv qe ngjit ne fytyre. Absolutisht nuk duhet perdorur nese njekohesisht perdorni edhe trajtim per aknet si psh: Accutane, Differine, Epiduo, Tetracikline apo Retin-A. Efekti i tyre eksfoliues per lekuren e ben akoma dhe me te ndjeshme.

Keshille: edhe pse efekti i produkteve kimike eshte me i shpejte, keshillohet perdorimi i produkteve natyrale te cilat nuk kane efekte anesore dhe kane rezultate me afatgjata.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Tags: , , , , , , , ,

4 Responses to Si te hiqni pikat e zeza e te keni nje lekure perfekte

  1. Emi thotë:

    Ka krem hidratues + SPF a eshte ly krem per moshe 17 vjec e siper apo skakton demtim te fytyres?? Ose kjo nuk sjell problem sepse eshte hidratueslrem per te cilen fytyra ka nevoje?? Cfare keshille me jepni

  2. durim thotë:

    jam 19 vjeq ka pika ne fetyr ku mu mu drejtu ne cilen vend jam kumuna drenasit

  3. eni thotë:

    Shume krem I mire super

  4. eni thotë:

    Shume I mire krem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>