Stil dhe Jetese
 

Shen Valentini. Histori dhe legjenda

 

san valentine

Shen Valentini ose festa e Shen Valentinit eshte simbol i celebrimit te dashurise dhe afeksionit. Shume vende , perfshire dhe Shqiperine, e festojne ne daten 14 Shkurt, por vetem ne disa eshte feste zyrtare, ne te tjerat eshte dite pune.

Origjina e emrit Valentin lidhet me shenjtoret kristiane ku mendohet se 3 e kane pasur emrin Valentinus. Sipas legjendave, Shen Valentini ishte nje prift ne Romen e lashte, i cili u burgos sepse kryente ceremoni martesash per ushtaret, dicka e ndaluar ne ate kohe. Gjithashtu ai ndihmonte edhe kristianet te shpetonin nga persekutimi i Perandorise Romake.

Para se te ekzekutohej, ai beri nje mrekulli, sheroi vajzen e personit qe e burgosi, Julia e cila ishte e verber. Julia arriti te shikonte perseri dhe kjo beri qe te gjithe pjesetaret e familjes perfshire dhe sherbyesit te besonintek Jezusi dhe te pagezoheshin.

Dita e caktuar per ekzekutimin e tij ishte 14 Shkurt dhe ate dite Shen Valentini shkruajti nje leter per Julian te firmosur “nga Valentini yt”, nje shprehje qe perdoret gjeresisht edhe sot ne kartolinat dhe dedikimet e dashurise.

Gjithashtu sipas legjendave, mendohet qe Julia te kete mbjellur mbi varrin e tij nje peme bajameje e cila eshte nje simbol i kesaj feste bashke me pellumbat, zemrat dhe Kupidin.

Pse Kupidi konsiderohet si nje simbol i dashurise?

cupid

Nga mitologjia Romake, Kupid ishte djali i Perendeshes Venus, zot i bukurise dhe dashurise. Kupid me shigjetat e tij magjike, qellonte njerez dhe bente qe ato te binin ne dashuri. Por Kupid ra vete ne dashuri por me nje njeri te vdekshem te quajtur Psyche. Ata u martuan, por Venus ishte xheloze per bukurine e saj dhe donte te hakmerrej. Keshtu i ndaloi Psyche qe te shikonte Kupidin. Por kjo nuk zgjati shume sepse ajo nuk rezistoi dot tentacionit per ta pare. Per kete Venus mori mase ndeshkimi duke i dhene 3 pune te renda ku gjate kryerjes se punes se trete Psyche vdiq.

Por, Kupid e risolli ne jete dhe zotet e tjere i dhuruan asaj pavdekshmerine. Ne kete menyre Kupid sot simbolizon dashurine dhe Psyche simbolizon betejat e shpirtit njerezor.

Ndoshta jo te gjithe e njihni kete histori, por rendesi ka qe dini kuptimin e saj dhe e festoni ne menyren me te mire te mundshme. Ne artikullin pasardhes do ju propozojme disa ide dhuratash per kete feste.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Tags: , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>