Jo te gjithe kane mundesi te bejne trajtime te shtrenjta neper qendrat estetike prandaj disa zgjedhin receta natyrale per tu kujdesur per lekuren e tyre.
Por si ti besh maskat sa me efektive edhe ne kushtet e shtepise?
Fillimisht fikni telefonin, zgjidhni nje muzike qe ju relakson dhe jeni gati per te filluar me recetat qe do ju propozojme. Ato jane natyrale dhe nese perdoren rregullisht (te pakten 1-here ne jave), ndihmojne lekuren te relaksohet dhe te rigjenerohet. Ndryshe nga kremerat kozmetike, maskat natyrale duhet te jene te nje shtrese nga 3mm deri ne gjysem cm per te qene sa me efektive. Ne kete menyre lekura eshte e detyruar te thithe te gjithe perberesit e maskes. Gjate trajtimit eshte me mire te shtriheni dhe te vendosni nje peshqir poshte kokes. Ky pozicion eshte me favorizues per clodhjen e lekures.
Mbani mend : para se te aplikoni masken, duhet te pastroni fytyren me nje detergjent delikat dhe ta shpelani me uje te bollshem e te vaket. Temperatura e dhomes ku rrini duhet te jete normale, as shume ftohte e as shume nxehte.
Tashme jeni gati per te filluar trajtimin. Ju propozojme keto receta natyrale:
Maska urgjente
Perzieni 1 luge me mjalte + 1 luge qumesht te fresket + 1 luge te vogel me miell gruri Lereni te veproje per 15 minuta dhe me pas shpelajeni me uje te vaket.
Maske per pikat e zeza
Perberesit me te mire kunder pikave te zeza jane : limoni, argjila dhe kastraveci. Receta: rrihni te bardhen e nje veze deri sa te shkumezohet dhe shtoji disa pika limoni. Perzieni mire qe te formohet nje mase kompakte. Aplikojeni ne fytyre duke shmangur zonen poshte syve dhe rreth buzeve. Mbajeni per 10 minuta dhe me pas shpelajeni me uje te ftohte.
Nje tjeter alternative eshte maska e argjiles te cilen mund ta gjeni lehtesisht ne farmaci. Aplikojeni ne fytyre dhe mbajeni derisa te thahet, me pas shpelajeni mire.
Maske per fytyrat e yndyrshme
Perzieni 1 luge mjalte me 1 luge domate te fresket. Aplikojeni ne fytyre dhe mbajeni per 20 minuta dhe me pas shpelajeni me uje te vaket.Ose, shtypni nje patate te zier, shtoni 2 luge qumesht te fresket, therrime buke dhe disa pika limon. Perzieni mire dhe aplikojeni ne fytyre per 20 minuta. Shpelajeni fytyren me uje te ftohte. Me keto receta do te vini re nje ndryshim te dukshem te fytyres, ajo nuk eshte me e ndritshme, por eshte me kompakte dhe me transparente.
Maske kunder rrudhave
Perzieni 1 patate te zier me 1 luge kos dhe aplikoni masken ne fytyre duke evituar zonen poshte syve. Lereni te veproje per 20 minuta. Me pas shpelajeni me uje te ftohte duke e ferkuar butesisht.
Nje tjeter alternative eshte : perzieni mire 10 kokrra rrushi + 1 luge kos + 2 luge me miell tershere, ingrediente qe mund ti gjeni lehtesisht ne market. Vendosni masken ne fytyre per 10 minuta dhe me pas shpelajeni me uje te ftohte. Rrushi eshte i pasur me shume antioksidante qe luftojne plakjen e lekures.
Maska per lekure normale
Ne kundershtim me idene qe eshte krijuar, edhe lekurat normale kane nevoje per trajtim, per tu ushqyer. Ja nje recete e shendetshme qe ju propozojme :
Pergatisni nje koncentrat me rozmarine ( zieni 1 luge me gjethe rozmarine + gjysem filxhani uje) shtoni 1 luge miell te verdhe dhe 2 luge kos. Perzieni mire sa te behet nje maske kompakte. Vendoseni ne fytyre e ne qafe per 15 minuta, me pas shpelajeni me uje te ftohte.
Related posts:
Tags: maska urgjente, maske per fytyrat e yndyrshme, maske per pikat e zeza, maske per rrudhat, pika te zeza, receta bukurie, receta natyrale, rrudha










