In Bukuria, Fytyra

A rriten qerpiket dhe a dalin qerpike te rinj?

qerpiketQerpiket jane jo vetem shume te bukur per pamjen e jashtme por mbi te gjitha kane funksion mbrojtes per syte. Jane nje pjese shume terheqese e fytyres, vecanerisht tek femrat, prandaj i kushtohet kaq shume vemendje dhe kujdes.

E kuptoj shqetesimin e cdonjerit prej jush kur i bie nje ose me shume qerpike. Por edhe qerpiket ashtu sic do qime tjeter ne trup ka nje cikel jete i cili kalon ne 3-faza.

Faza I eshte Anagjeni, ku qerpiket kane nje rritje aktive e cila zgjat per 30-40 dite, shume me e shkurter krahasuar me ciklin e flokut qe kerkon 2-6 vjet. Gjate kesaj faze qerpiku nuk bie vetem nese e hiqni me deshire, apo ushtroni force.

Faza II eshte Katagjeni e cila eshte me shume si faze tranzicioni apo pushimi. Ne kete faze qerpiku nuk rritet me e nese bie gjate 2-3 javeve te para te kesaj faze, nuk del qerpik i ri nga folikula, deri sa te perfundoje faza e katagjenit.

Faza III eshte Telogjeni, kubien dhe dalin qerpike te rinj. Nuk eshte e njejta gje, nese nje qepik bie vete ne menyre natyrale sepse eshte ne fund te ciklit apo nese eshte forcuar dhe ka rene. Koha kur del nje qerpik i ri varet nga periudha kur ju e keni humbur ate, pra ne cfare faze te jetes. Periudha varion nga 1-6 muaj. Nese e humbni ne kete faze atehere qerpiku i ri do te dale me shpejt.

qerpike si te kim kardashianNese i pret qerpiket, a behen me te gjate e me te trashe?

Ky eshte nje mit te cilin me siguri e keni degjuar dhe ju. Qerpiket dalin nga folikulat dhe prerja e tyre nuk e prek folikulen. Vertete do ju dalin te rinj por as me te trashe as me te gjate. Ajo qe do perftoni jane vetem disa muaj pa qerpike e me pamje te cuditshme. Prandaj me mire kujdesuni per ato qe keni.

Nese qerpiket digjen, a rriten perseri?

Edhe mund te ndodhe qe te digjen aksidentalisht, por mos u alarmoni. Duhet te tregoheni te durueshem sepse ato do te rriten perseri, por mund te zgjase deri ne 6-muaj. Vetem nese e keni demtuar rrenjen e tyre (folikulen) ceshtja nderlikohet me shume. Kerkoni per produkte stimuluese per rritjen e tyre.

Keshilla si te kujdeseni per te pasur qerpike te forte e te shendetshem

– Ushqimi luan nje rol kryesor. Sigurohuni qe merrni te gjitha vitaminat dhe kthyese qerpikeshmineralet e nevojshme per organizmin te cilat ndikojne edhe ne qerpiket tuaj. Te njejtat vitamina qe ndihmojne rritjen e flokeve jane te vlefshme edhe per qerpiket si: biotina, vitamina B apo suplemente te vajit te peshkut.

– Zgjidhni me kujdes produktet e make-up, vecanerisht rimelin. Ai duhet te jete delikat, qe te lahet me lehtesi. Evitoni rimelin kundra ujit, sepse eshte i veshtire per tu hequr dhe demton qerpiket tuaj.

– Mos e perdorni kthyesen e qerpikeve vetem ne ndonje rast te vecante sepse mund te kepuse qerpiket e ti demtoje ato.

– Sa me shume ti lini syte pa make-up aq me mire eshte per to. Por nese nuk rrini dot atehere sigurohuni qe te lani dhe te hiqni make-up cdo nate para se te flini gjume. Qerpiket ne kete menyre jane me te qete e te lirshem per tu rritur.

– Hidratojini ato. Ashtu si ka nevoje lekura dhe floket per hidratim edhe qerpiket duhen hidratuar. Ka produkte te shumta ne farmaci apo kozmetike, por nje menyre e lire dhe shume efikase eshte perdorimi i vajit te ullirit. Cdo nate pasi ti keni pastruar, lyeni pak majat e gishtave dhe kalojini neper qerpike. Te nesermen ne mengjes lajini. Vaji i ullirit i ushqen, i hidraton dhe i jep shkelqim qerpikeve.

– Keshilla e fundit por jo me pak e rendesishme, eshte te shmangni stresin. Sresi si nje semundje e koherave moderne ka shume efekte negative, nje nder to edhe renia e qerpikeve. Mbani nen kontroll nivelin e stresit duke praktikuar Yoga apo duke frekuentuar palestren. Qerpiket tuaj do ju falenderojne per kete.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , , , , ,

7 Responses to A rriten qerpiket dhe a dalin qerpike te rinj?

  1. Klodiana says:

    Por neqoftese heq me force qerpiket fallco dhe bashke me to te shkulen dhe qerpiket normale , sa eshte mundesia per te te dale serish keta qerpike . dhe cfar duhet te perdoresh per te shpejtuar daljen dhe ritjen e tyre ?

    • admin says:

      klodiana, ndodh qe qerpiket bien edhe kur thjesht pastron rimelin, apo kur ferkon syte por kjo seshte per tu alarmuar sepse si cdo qime edhe ai ka ciklin e tij dhe me shume mundesi do te dale perseri nese nuk e ke demtuar rrenjen. Ekzistojne produkte te cilat pretendojne qe stimulojne rritjen e qerpikeve, te cilat mund ti gjesh ne farmaci apo qendra kozmetike, por se sa te sigurta jane rezultatet kete nuk e di. Gjithsesi vazhdo kujdesu vazhdimisht duke i hidratuar ato me vaj bajame, ulliri apo produkte te gatshme.

  2. luna xhepa says:

    Duhe hequr qerpiket fallco kam shkulur dhe nji pjes terrenjes dhe tani kam frik ta vazhdoj heqjen e qerpikve fallco.a di me dalin me te mite.ju lutem cfar me rekomandoni sps jam shum e stresuar.

  3. Erda says:

    Kam bere nje gabim shume te madh, kam patur stres dhe kam qene e nervozuar dhe kam hjekur 40% te qerpikeve te mij. Kam qerpike te shendosh,dhe mbrenda 1 jave me dalin qerpiket e rinj te cilet jane te shendosh dhe te forte. Pra siq e thashe me ka ndodhur nje aksident kam me shume se 3-4 dite qe nuk i kam prekur. Ju lutem me ndimoni me tregoni disa menyra qe mund te me ndimojn qe te behet rritja de dalja sa me e shpejt ! Mund te me preferoni ndonje ushqim ose ndonje produkt qe me ndimojne.

  4. Leorina says:

    1 muj a rriten qerpik

  5. Leorina says:

    Per 1 – 2 jav a rriten krejt qerpik

  6. eni says:

    2 javet e fundit kam pasur shum probleme me qerpiket. Edhe po shtohen dita dites . me bien shume vec sa ti preku . Gjate gjithe jetes kam pasur qerpike te gjate e te shendetshem. Mirepo ato cdo dite po me rrallohen. Nuk e kuptoj arsyen . jam 16 vjec dhe kam kohe pa perdorur rrimel .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *