qerpike te gjate

In Bukuria, Featured, Fytyra

Si te keni qerpike me te gjate dhe voluminoz

Cfare ju ben pershtypje tek nje person qe takoni per here te pare? Buzeqeshja, floket, trupi apo syte? Me e shpeshte ne impaktin e pare jane syte, ngjyra dhe shprehia e tyre, prandaj femrat vecanerisht i kushtojne me shume kohe syve. Sy te bukur nuk jane vetem ato ngjyre blu apo jeshile, por edhe ato kaf apo te zinj, me forme te bukur apo qerpike te gjate. Qerpiket jane terheqes, misterioz dhe te gjithe duan ti kene te gjate e voluminoz.

qerpike

Por jo te gjithe jane me fat qe ti kene natyrale, prandaj pjesa tjeter perdor rimel cilesor me efekt voluminoz apo edhe extension qerpikesh.

Pervec ketyre metodave, ekzistojne edhe disa truke te tjera e te pakushtueshme te cilat jane provuar qe japin rezultatet qe deshironi.

Kujdesuni per qerpiket tuaj

Qerpiket jane si floket, kane nje cikel jete, lindjen, rritjen dhe vdekjen. Qerpiket nuk jane vetem te bukur por luajne dhe rolin mbrojtes per syte, prandaj kujdesi per to eshte i domosdoshem:

–      Cdo nate para se te flini, pastroni rimelin me nje pastrues delikat te posacem per syte. Kjo eshte shume e rendesishme sepse makeup apo rimeli shaktojne tharje dhe keputje te folikules se qerpikut, e cila eshte teper delikate.

–      Shmangni ferkimin apo terheqjen kur pastroni qerpiket

–      Krihni shpesh qerpiket me ane te nje furce apo kreheri te posacem. Kjo i ben ato te duken me te bute, me te trashe dhe stimulojne rritjen e tyre.

–      Tregohuni te kujdesshem kur perdorni kthyesen e qerpikeve. Mos e perdorni kur i keni qerpiket e lyer ose me mire ta perdorni shume rralle.

–      Nderroni rimelin cdo 3-6 muaj ne menyre qe mos te rrezikoni infeksione te syve.

Hidratoni qerpiket

Ashtu si lekura apo floket tuaj kane nevoje te hidratohen e njejta gje ndodh edhe me qerpiket te cilet kane nevoje per hidratim te vazhdueshem. Nje hidratues qerpikesh parandalon keputjen dhe i forcon ato. Ka shume alternativa kozmetike te gatshme ose gjithmone mund ti besoni recetave natyrale.

Produkte natyrale per qerpike te gjate dhe voluminoz

–      Vaji i ullirit, kokosit apo bajames jane shume te perdorur per rritjen dhe forcimin e qerpikeve. Aplikoni disa pika ne qerpiket tuaj dhe lajini pas 5 minutash. Nese aplikohet rregullisht, pas 4-javesh mund te vini re ndryshimin.

–      Vazelina apo “castor oil” gjithashtu stimulon rritjen e qerpikeve. Ato gjithashtu veprojne si hidratues dhe parandalojne keputjen. Aplikojeni para se te flini dhe shplajini ne mengjes.

–      Suplemente si vitamina B, E dhe D gjithashtu i mbajne qerpiket te forte dhe te shendetshem. Aplikoni disa pika me ane te nje furce.

Rimeli I duhur per qerpike te gjate dhe voluminoz

eyelashes brushes

Ka shume rimele ne treg qe pretendojne per nje efekt zgjates dhe voluminoz te qerpikeve, por te pakte jane ata qe vertete e arrijne kete efekt. Cdo efekt varet nga rimeli i zjgedhur, marka, cilesia dhe forma e furces.

Nje zgjedhje e keshillueshme edhe te perdorni nje rimel qe permban primer dhe serum, i cili do te forcoje qerpiket e do ti beje me te gjate e voluminoz.

Forma e furces ka shume rendesi sepse ajo tregon se si do duken qerpiket tuaj. Mund te zgjidhni kreher apo furce, te ndryshem per qerpiket poshte e lart apo opsione te tjera.

Rimeli i zi eshte zgjedhja me e mire per qerpike me te gjate. Kjo ngjyre i shkon te gjitheve pavaresisht ngjyres se lekures apo syve.

Shmangni perdorimin e rimelit kundra ujit sepse eshte me i veshtire per tu pastruar dhe mund te rrezikoni keputjen e qerpikeve.

Mos harroni qerpiket e poshtem. Ato jane pika e fundit e makeup-it por jo me pak e rendesishmja.

Metoda te tjera per qerpike te gjate

Nje zgjedhje alternative eshte perdorimi i qerpikeve fallso te cilet shiten kudo, megjithese kohet e fundit jane pak jashte mode.

Menyra me  e perdorur sot eshte zgjatja e qerpikeve “lash extension”. Ato jane qime sintetike te vogla, te cilat futen perbri cdo qerpiku. Keto mund te zgjasin deri ne 2 muaj, nese jane cilesore e nese realizohen nga profesioniste.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , ,

7 Responses to Si te keni qerpike me te gjate dhe voluminoz

  1. dita says:

    jam 16 vjec kam deshir te kem qerpik shum te gjat cfar duhet te perdor sepse te miat jan shum te holla dhe te vogla ju lutem

  2. Elda says:

    Pershendetje kam qerpike shume te vegjel kam perdorur vazelinen 3 jav rregullisht por nuk kam pasur ndonje ndryshim madje kam shpesh keputje te qerpikut ju lutem mund te me thoni cfare te perdor

  3. Arta says:

    Vaji i bajames ose vaj kokosi te ndihmon shume se dhe vet e perdor un Dita????

  4. ardita says:

    un kam qerpik te gjat dhe t bukur dhe pa lyer me rimel po si mund tja bj dua q qerpiket e mi tjen m t bukurit nga t gjitha gocat

  5. artiola says:

    Qerpiket e mi jane fantastike edhe pse un nuk perdor rimel asnjeher ata jan me volum te plote dhe te gjate

  6. Shpresa says:

    Kom qerpik te dobt si ti rris qerpikt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *