Stil dhe Jetese
 

Ngjyrat me trend per Vere 2012

Qer 16, 12 • Femra, ModeNo CommentsRead More »
 

Per kete vere ngjyrat e modes jane pothuajse te gjitha ngjyrat e ylberit, ku per cdonjeren prej jush do gjendet dicka qe te shkoje me se miri.  Ngjyrat ne mode percaktohen nga koleksionet e stilisteve me te famshem dhe me te ndjekur. Nese e keni pare filmin “Djalli vesh Prada” do tju vije ne mend pjesa kur personazhi i Meryl Streep shpjegon rrugen se si tendencat me te fundit te ngjyrave dhe modeleve vijne nga pasarelat me ne ze te modes deri tek dyqanet e thjeshta.

Vishuni me keto ngjyra per te qene sa me koherent me tendencat e fundit te Vere 2012.

1. Ngjyrat karamel

Ngjyrat neutrale si : krem, roze e celet, koral, ngjyre pjeshke apo banane, jane shume ne mode kete sezon. Mund ti vishni te vetme ose te kombinuara me ngjyra te tjera si psh fuksia apo te kuqe.

ngjyrat karamel1 Ngjyrat me trend per Vere 2012

2. Portokalli

Kjo ngjyre eshte e pershtatshme per veshje te cdo lloji : fustane, kepuce, rripa, canta, syze etj. Nuancat e portokallise jane pare ne koleksionet e stilisteve si Marc Jacobs apo Bottega Veneta.

veshje me ngjyre portokalli Ngjyrat me trend per Vere 2012

3. Fuksia

Shtonjini kete ngjyre garderobes tuaj dhe ju sigurojme qe secila prej jush do te duket shume bukur. Fuksia eshte perdorur nga stiliste si : Channel, Salvatore Ferragamo etj.

veshje me ngjyre fuksia Ngjyrat me trend per Vere 2012

4. E bardha

Kur behet fjale per ngjyrat verore e bardha eshte e para qe na vjen ne mend sepse kombinohet me te gjitha ngjyrat, duke filluar nga me te fortat e deri tek ngjyrat me te celeta. Gjithashtu provoni disenjo me pala apo me pjese tantelle per te pasur nje pamje sa me femerore.

veshje me ngjyre te bardhe Ngjyrat me trend per Vere 2012

5. E verdha

Ngjyrat e agrumeve jane shume ne mode kete vit. E verdha gjithmone shkon me portokalline. Kerkoni per ngjyra te verdha te zbehta e deri tek ngjyra e limonit per te pasur nje look sa me veror.

ngjyra e verdhe Ngjyrat me trend per Vere 2012

 

6. Blu oqeani

Cdo gje qe ka lidhje me detin me plazhin eshte ne mode, prandaj pasuroni garderoben tuaj me nuanca te ndryshme si : blu kobalt qe gati te verbon syte, blu e thelle qe te jep nje pamje me fisnike, blu aquamarine, apo blu e celet.

veshje me ngjyre blu Ngjyrat me trend per Vere 2012

7. Mente

Nje nga ngjyrat me trend te ketij viti. Mentja eshte e fresket dhe e lezetshme, ajo pershtatet shume me ngjyra neutrale dhe me xhinse te zbehta.

ngjyra mente Ngjyrat me trend per Vere 2012

8. E kuqe

Eshte nje nga ngjyrat gjithmone ne mode. Luani me nuancat e te kuqes dhe ndjehuni speciale ashtu si modelet qe pershkojne pasarelat me te famshme te modes.

ngjyra e kuqe Ngjyrat me trend per Vere 2012

 

pixel Ngjyrat me trend per Vere 2012
 Ngjyrat me trend per Vere 2012pinit fg en rect gray 20 Ngjyrat me trend per Vere 2012

Tags: , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>