Stil dhe Jetese
 

13 Ndryshime te trupit qe ndodhin gjate shtatzenise

 

shtatzenise 13 Ndryshime te trupit qe ndodhin gjate shtatzeniseNdryshimet hormonale, fizike dhe psikologjike jane normale gjate shtatzenise.

Po ju permendim disa nga ndryshimet me te zakoshme qe ndodhin pothuajse tek te gjitha grate shtatzena. Ndoshta shume prej jush i kane provouar, ndersa ato qe e kane per here te pare te dine se cfare te presin.

1. Ndryshimet Hormonale gjate shtatzenise

Femrat perballen me nje rritje te menjehereshme te estrogjenit dhe progesteronit, por edhe ndryshime ne sasine e funksionin e shume hormoneve te tjera. Ndryshimi i tyre jo vetem ndikon ne humor, por ndikon edhe ne efektin qe i jep aktiktiviteti fizik trupit. E rendesishme eshte qe keto ndryshime hormonale ndihmojne ne zhvillimin e fetusit.

Femra prodhon me shume estrogjen gjate shtatzenise se sa gjate gjithe jetes se saj. Ky ndryshim i estrogjenit ben te mundur qarkullimin me te lehte te ushqyesve nepermjet mitres dhe placentes dhe ndihmon ne zhvillimin e fetusit. Ky hormon e arrin pikun ne 3-mujorin e trete. Ndersa gjate 3-mujorit te pare shkakton te vjella, e ne 3-mujorin e dyte luan nje rol thelbesor ne prodhimin e qumeshtit i cili rrit edhe gjoksin.

Rritja e nivelit te progesteronit shkakton nje rritje te uretres qe lidh veshkat me fshikezen e urines. Gjithashtu ai ndikon ne rritjen e mitres duke e bere te pershtatshme per mbajtjen e femijes.

2. Lidhja e hormoneve me ushtrimet fizike

Edhe pse keto hormone jane te domosdoshem per suksesin e nje shtatzenie, ato mund ta bejne me te veshtire kryerjen e ushtrimeve fizike. Grate shtatzena jane me te rrezikuara per ndrydhje apo demtime ne gju apo kyce duke qene se ligamentet jane me te ndjeshem e te lirshem.

E gjithe pamja e femres ndryshon. Gjinjte jane me te medhenj, pjesa e barkut nga e sheshte merr nje forme gjysme-rrethi duke rritur edhe harkun e shpines. Rrjedhimisht ndryshon edhe qendra e gravitetit te trupit duke ndikuar ne sensin e ekuilibrit.

3. Shtimi ne peshe, ruajtja e lengjeve dhe aktiviteti fizik

shtimi ne peshe gjate shtatzenise 13 Ndryshime te trupit qe ndodhin gjate shtatzeniseShtimi ne peshe eshte shume i zakonshem gjate shtazenise. Por kjo ndikon ne veshtiresi ne kryerjen e aktiviteteve fizike, ngadaleson qarkullimin e gjakut dhe lengjeve te trupit, vecanerisht ne gjymtyret e poshtme.

Pjesa me e madhe e tyre veren nje enjtje te kembeve gjate 3-mujorit te dyte. Mbajtja e lengjeve nga organizmi eshte pergjegjes per gati 25% te peshes se shtuar. Per te shmangur kete duhet te levizni, evitoni kafeinen, sodiumin e te konsumoni ushqime te pasura me kalium.

Shtimi ne peshe eshte arsyeja kryesore qe ndjeni veshtiresi kur beni ushtrime fizike.

4. Ndryshime te flokeve e te thonjve

grate shtatzena 13 Ndryshime te trupit qe ndodhin gjate shtatzeniseNdryshimi i hormoneve ndikon ne rritjen e flokeve apo te thonjve. Ne shume raste mund te ndikoje ne renien e flokeve. Por ka edhe perjashtime ku disa femra pesojne nje forcim dhe rritje te flokeve. Keto ndryshime te flokeve normalizohen pas lindjes e ky process mund te zgjase deri ne 1-vit pas lindjes.

Persa i perket thonjve disa femra pesojne nje rritje me te shpejte te tyre, e disa te tjerave i behen me te ndjeshem e i thyhen.

5. Ndryshimi i gjoksit

Duke qene se organizmi pergatitet per prodhimin e qumeshtit, gjoksi peson nje sere ndryshimesh te rendesishme gjate shtatzenise. Hormonet qe ndikojne ne pigmentimin e lekures, e bejne me te erret areolen apo lekuren rreth saj. Ai behet me i ndjeshem dhe i tendosur, venat jane me te dukshme e thithkat me te dala. Madje disave mund tu krijohen edhe shenja strijesh (smagliatura) vecanerisht nese kane pesuar nje rritje te menjehershme.

Shpesh mund te shfaqen edhe kokrra te vogla ne areole dhe shumica e femrave kane rrjedhje te nje lengu te trashe e te verdhe (kolostrum) gjate 3-mujorit te dyte. Ky eshte fillimi i prodhimit te qumeshtit. Ne disa raste mund te vini re disa si gjendra ne gjoks te cilat mund te jene nga kanalet e bllokuara te qumeshtit. Nese ato nuk zhduken nese i keni bere masazh dhe e keni lagur me uje te ngrohte per disa dite rresht, atehere konsultohuni me nje doktor.

6. Ndryshime te qafes se mitres

Qafa e mitres peson ndryshime gjate shtatzenise. Ajo behet me e trashe, e forte dhe ne forme gjendre. Gjithashtu prodhon nje mukoze te trashe per te mbrojtur mitren. Disa jave para lindjes, qafa e mitres zbutet dhe zgjerohet pak nga presioni i femijes. Ne momentin e lindjes ajo zgjerohet shume, zbutet dhe hollohet duke ndihmuar ne daljen e foshnjes.

7. Ndryshime vizive

Disa femra pesojne edhe ndyshime vizive te karakterizuara nga rritja e miopise (sheh nga afer por jo nga larg). Megjithate pas lindjes ato kthehen ne gjendjen e meparshme. Ndryshime te zakonshme jane turbullim i shikimit dhe veshtiresi ne mbajtjen e lenteve. Ato mund te pesojne rritje te presionit te syve dhe akoma me te rrezikuara jane femrat me problem me syte apo me diabet te cilat mund te shkojne deri ne shkeputje te retines se syrit apo humbje te shikimit.

8. Ndryshim i shijes dhe nuhatjes

Ndjesia e shijes ndryshon duke pasur preference per ushqime me te kripura apo me te embla se sa femrat jo shtatzena. Kjo renie e aftesise per te shijuar, eshte me e dukshme gjate 3-mujorit te pare. Pas lindjes ato kthehen ne normalitet dhe i shijojne ushqimet si me pare. Madje disa mund te perjetojne edhe nje shije metalike ne goje, duke i provokuar akoma me shume te perzierat dhe ky mund te jete edhe nje tregues e nje diete jo te mire-balancuar.

Persa i perket nuhatjes ajo behet shume e ndjeshme ndaj aromave te ndryshme.

9. Hiperpigmentimi i lekures

melasma 13 Ndryshime te trupit qe ndodhin gjate shtatzeniseFemrat gjate shtatzenise mund te kene edhe probleme me lekuren. Edhe pse disa mund te jene te perkohshme disa te tjera lene shenja te perhershme (strijet). Nje ndryshim i lekures eshte ai i hiperpigmentimit. Kjo ka te beje me erresimin e ngjyres se lekures ne pjese si: areole, ne pjeset intime dhe ne plaget apo shenjat. Me shume se 70% e femrave pesojne nje erresim te lekures se fytyres, duke u njohur si “melasma apo njolla”. Keto mund te perkeqesohen edhe me ekspozimin ne diell, prandaj mos e ndani kremin mbrojtes. Ne shume raste lekura rregullohet pas lindjes.

10. Strijet (smagliaturat)

smagliaturat 13 Ndryshime te trupit qe ndodhin gjate shtatzeniseJane ndryshimet e njohura si carje te lekures apo zgjerim (strije ose striae gravidarum) qe shkaktohen nga terheqja e lekures dhe nga ndikimi i hormoneve. Rreth 90% e femrave perballen me kete problem, zaknisht ne 3-mujorin e trete, ne pjesen e barkut dhe te gjoksit. Edhe pse keto shenja mund te mos zhduken plotesisht, ato pas lindjes mund te zvogelohen e te pershtaten me ngjyren e lekures.

11. Ndryshimi i nishaneve

Hiperpigmentimi si shkak i ndryshiumit te hormoneve, mund te ndryshoje edhe ngjyren e nishaneve. Pas lindjes pergjithesisht gjithcka normalizohet por disa ndryshime mund te jene edhe te perhershme.

12. Frymemarrja dhe ndryshimi i oksigjenit ne gjak

Kur jeni shtatzene, sasia e ajrit qe hyn dhe del nga mushkerite rritet me 50% . Disafemra hasin veshtiresi kur marrin fryme thelle kjo sepse me rritjen e mitres, levizja e diafragmes eshte me e limituar. Kjo ndjesi duket sikur je “e uritur per ajer” . Ushtrimet fizike mund tju vine ne ndihme. Gjithashtu femrat shtatzena kane nje nivel me te larte te oksigjenit ne gjak rreth 10-20% me shume.

13. Dehidratimi

Kur ju beni ushtrime per 20-30 minuta, apo kur i beni ne nje mot te nxehte apo te lagesht, ju do te djersitni. Nje humbje e lengjeve mund te ule qarkullimin e gjakut ne miter, muskuj apo ne organe te tjera. Gjithmone duhet te rrini e hidratuar sepse femija ka nevoje per oksigjen dhe ushqyes te cilat sigurohen nepermjet gjakut.

Disa keshilla te pergjithshme per femrat shtatzene gjate aktivitetit fizik

aktivitet fizik gjate shtatzenise 13 Ndryshime te trupit qe ndodhin gjate shtatzenise

- Shmangni ushtrimet ne natyre ne nje mot te nxehte apo te lagesht

- Ushtrohuni ne vende me qarkullim te mire te ajrit

- Noti eshte shume i mire pasi nxehtesia shperndahet me lehtesi ne te gjithe trupin

- Konsumoni shume uje apo lengje pa kafeine gjate ushtrimeve

- Pini lengje edhe nese nuk keni etje

- Vishni rroba te lehta qe lejojne ajrin

- Vishni recipeta te rehatshme

- Shmangni saunat

- Pas ushtrimeve mos u lani me uje te ngrohte pa u ftohur me pare

pixel 13 Ndryshime te trupit qe ndodhin gjate shtatzenise
 13 Ndryshime te trupit qe ndodhin gjate shtatzenisepinit fg en rect gray 20 13 Ndryshime te trupit qe ndodhin gjate shtatzenise

Tags: , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>