meryl streep oscars 2017

In Featured, Mode

Meryl Streep nga Karl Lagerfeld zgjedh Chanel ne Oscars 2017

Pretendimet e stilistit Karl Lagerfeld qe Meryl Streep kishte vendosur qe te vishte ne mbremjen e cmimeve Oscars fustan te Chanel, pasi ishte paguar nga ky i fundit. Por Meryl Streep pergenjeshtron gjithcka duke u shprehur:

meryl streep oscars 2017

“Duke iu referuar deklarates se stilistit Z. Lagerfeld, s’dua te bej polemike. Karl Lagerfeld, nje nga stilistet me te famshem, ka fyer figuren time, te stilistit tim te famshem, fustanin e te cilit vendosa te vesh ne kete mbremje Gala”, ka thene Streep per kete deklarate te botuar ne revisten People. “Ky publikim eshte i pakontrolluar dhe fyes. Rrjedhimisht lajmi eshte perhapur kudo dhe vazhdon globalisht te poshteroje figuren time ne Oscars, ku arrita rekordin e nominimit te 20-te edhe pse u tentua qe figura ime te eklipsohej ne syte e mediave, kolegeve te mi dhe audiences. Z.Lagerfeld nuk ka kerkuar falje. Ai genjeu, e botoi genjeshtren dhe une ende po pres”.

Deklarata e Karl Lagerfeld te ciles Streep i referohet, ishte ajo e se shtunes ne WWWD (womans wear daily) “Chanel beri kompromis me stilistin e Meryl Streep qe naten e Cmimeve Oscar te vishte nje fustan te dizenjuar nga ai e per te cilen ajo do te paguhej. Por pas nje bisede jo zyrtare, kuptova qe kishte qene nje keqkuptim nga ana ime. Me vjen keq per kete polemike qe shkaktova dhe i uroj Znj.Streep suksese ne nominimin e saj te 20-te ne Academy Awards”.

karl lagerfeld

Karl Lagerfeld kishte filluar te dizenjonte nje fustan per Znj.Streep por shume shpejt, skuadra e Streep i thote qe te nderprese punen sepse kishin zgjedhur nje stilist tjeter.

Nga ana tjeter Streep thekson qe ne kete ceremoni eshte e ndaluar te veshesh nje fustan per te cilen dizenjuesi te ka paguar, eshte ne kundershtim me rregulloren e ketij eventi.

Chanel falenderon Znj.Streep edhe njehere dhe i shpreh respektin kundrejt figures se saj.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *