makeup trend ss2013

In Bukuria, Fytyra

Makeup Pranvere-Vere 2013 Trendet e fundit

makeup

Si cdo sezon bota e modes vjen me propozime te reja ne veshje, kepuce, aksesore por edhe ne makeup. Ndjekes apo jo i tendencave te fundit, te gjitha femrat duhet te informohen per te rejat ne fushen e makeup, pastaj eshte ne deshiren e tyre nese do I provojne keto risi apo jo.

Kur mendojme per pranveren, na vine ne mendje ngjyrat, gjalleria, jeta, shpresat dhe endrrat. Keto emocione pozitive reflektohen edhe ne veshje apo ne makeup.

Ndryshe nga sezoni i vjeshte-dimer, pranvera sjell nuance te jeshiles dhe bluse per syte dhe ngjyra te celeta dhe mat per buzet. Per nje ide me te qarte po ju permendim Top-trendet e ketij sezoni:

Makeup per syte

eye makeup trend

Peneli s’duhet te mungoje kete sezon. Nje penel me ngjyre te erret i kombinuar me buze te kuqe mat, eshte nje stil makeup i inspiruar nga vitet 60’. Zakonisht perdoret me tonalitete neutrale apo nude te syve per tju dhene ate pamje te sofistikuar dhe intrigante. Mund ta shihni kete trend ne modelet e stilisteve si Miu Miu, Roberto Cavalli dhe Chanel.

Tone te shndritshme, metalizzato  apo me xixa per syte per nje look te forte dhe te guximshem. I pershtashem per nje party apo fundjave me miqte, i kombinuar me buzekuq nude nese perdorni ngjyra blu apo jeshile dhe buzekuq me ngjyre nese perdorni tone neutrale te shndritshme. Nje trend ky jo vetem per makeup por edhe ne veshje kete sezon.

Stella McCartney, Moschino, Gucci dhe Kenzo kane perdorur tonalitete te ujit, blu kobalt, pink, jeshile esmeraldi dhe ngjyre gurkali per syte. Kete makeup mund ta perdorni edhe gjate dites ne formen e nje peneli, toni sysh apo nese guxoni per nje rimel me ngjyre. Nese doni dicka me ekstravagante vendosni edhe disa xixa si tek Chanel apo Gucci.

Persa i perket qerpikeve si nje pjese esenciale e bukurise se syrit, ato kete sezon vine te plota dhe me volum krahasuar me disa sezone me pare kur ishin natyral. Sa me te gjate, me te zinj dhe me volum te jene aq me mire. E nese rimeli juaj nuk ben “mrekulli”, provoni qerpike fallso per nje shikim dramatik. Kushtojini vemendje edhe qerpikeve te poshtem.

Vetullat

eyebrows ss2013

Persa i perket vetullave vazhdon te jene ne mode ashtu si sezonin e kaluar, vetullat e trasha dhe te plota. Nje pastrim i thjeshte dhe mbajini ne formen e tyre natyrale ashtu si ne vitet 90’. Mund te perdorni edhe nje laps kaf per vetullat per ti dhene formen dhe trashesine qe deshironi.

Buzet

matte lips

Nuk ka me buze te shndritshme, tani perdorni vetem buzekuqet mat me ngjyra te erreta, pink, portokalli apo neon. Mund ti lyeni keshtu edhe ne nje dite normale pa u dukur vulgare.

Ngjyrat me trend jane pink, koral apo fuksia madje edhe pa makeup ne pjesen tjeter te fytyres. Mjafton te vendosni pak rimel dhe fokusohuni tek buzet.

Trendi i vitit te kaluar ngjyra vishnje per buzet vazhdon edhe kete sezon. Keto nuanca i shkojne cdo lekure. Ato duken terheqese, seksi dhe ju japin nje pamje chic. Por mos harroni te perdorni rouge per mollezat qe te shmangni nje pamje si vampir.

Makeup per fytyren

natyral makeup

Lekure natyrale dhe e fresket eshte trendi per kete sezon. Mund te perdorni nje fondotinte te lengshme, korrektor dhe rouge per nje lekure perfekte por kujdes me tonalitetet. Perdorni tone natyrale dhe fokusohuni me shume tek syte dhe buzet.

Mund te inspiroheni nga keto trende dhe te guxoni te provoni gjera te reja, por gjithsesi cdo person eshte i vecante ne stilin e tij. E rendesishme eshte qe te ndjeheni mire me veten tuaj dhe te shijoni sezonin e ngrohte Pranvere-Vere.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *