deshira per seks

In Intimitet, Psikologji, Shendeti

Kur deshira per marredhenie zbehet. Pse ndodh?

deshira per seksDeshira per seks eshte veshtire te kete te njetin intesitet e te mos ndryshoje me kalimin e kohes. Eshte dicka qe ndodh tek te dy partneret, por sot do te fokusohemi te Femrat. Ne nje moment te caktuar te marredhenies, femra nuk ka me ate deshiren per te kryer marredhenie si me pare, pavaresisht se dashuria per partnerin nuk ka ndryshuar.

Edhe vete ato nuk kane nje shpjegim specifik perse ndodh kjo. Nuk eshte e drejte qe te silleni sikur gjithcka shkon mire, por as te nxitoheni te nxirrni konkluzione. Zgjedhja me e mire eshte te mendoni si mund ti permiresoni gjerat sepse mund te jete thjesht dicka momentale dhe e riparueshme.

Ja disa nga arsyet pse femrat nuk kane te njejten deshire si me pare:

1. Ai nuk eshte me “Princi i Kalter”

ciftNe pergjithesi ne nje marredhenie prej nje kohe te gjate, deshira mund te ulet sepse femra nuk e sheh me partnerin te idealizuar si “Princi i Kalter”. Diskutimet e shpeshta, mendimet e ndryshme, gjykimet e kritikat mund ta transformojne imazhin e partnerit. Keto perceptime psikologjike reflektohen edhe ne jeten seksuale. Dihet qe seksi eshte komunikim dhe nese ky mungon, atehere mungon dhe deshira per marredhenie.

2. Rutina e perditshme

cift ne rutinen e perditshmeDuhet ta pranoni qe rutina e perditshme me partnerin nuk ju ben me te fantazoni si me pare per trupin e tij. Sipas Proff. Roberto Pani, psikoterapeut dhe psikoanalist ne Universitetin e Bolognes, “te besh gjithcka bashke, te rrish perdite bashke, ne fillim duket terheqese dhe eksituese, por me kalimin e kohes kthehet ne nje rutine dhe ndryshon edhe imazhi qe keni per partnerin e limituar brenda ambjentit te shtepise. Kjo con ne pak fantazi dhe madje me kalimin e kohes mund te mos keni fare deshire per seks me partnerin, pavaresisht se e dashuroni si diten e pare.”

Disa femra deklarojne se seksin e shohin te programuar si nje nga gjerat qe duhet bere gjate dites ose me keq akoma si nje detyre qe duhet kryer.

3. Kur trupi i partnerit ndryshon

burre me barkDeshira dhe eksitimi ndaj partnerit zbehen kur ky i fundit peson ndryshime ne trup si psh. shendoshet  shume ne krahasim me cka qene, ose dobesohet ne menyre drastike.

Nje tjeter faktor eshte edhe plakja, por edhe kurat e tepruara estetike ose operacionet plastike, e ndryshojne imazhin prej “mashkulli” qe kishte partnerja.

Por pengesa mund te sjelle dhe vete femra, e cila nuk ndjehet me e bukur dhe terheqese. Te mos ndjehesh mire me trupin tend rrjedhimisht ul edhe deshiren per seks.

4. Mungesa e komunikimit

mungese komunikimiNese nuk i flisni me njeri tjetrit me entuziazem, ngrohtesi, nese nuk shprehni ndjenjat e juaja ashtu si dikur apo nese nuk perkedhelni me njeri-tjetrin, rrjedhimisht edhe raportet intime do jene  me te ftohta e  me te rralla. Me sakte, mungon bashkepunimi.

Pa permendur rastet kur komunikimi degjeneron ne prepotence, arrogance apo vulgaritet. Ne keto raste jo vetem qe nuk ekziston deshira per seks por gjithashtu tregohet nje mungese kujdesi, ndjeshmerie e respekti ndaj partnerit.

Femrat merziten nga nje raport seksual mekanik. Ato kane nevoje per vemendje dhe i pelqejne lojrat paraprake ne shtrat.

5. Stresi-Armik i rrezikshem

grua e stresuarStresi eshte semundja e koherave moderne dhe padyshim qe eshte nje nga pergjegjesit kryesore per zbehjen e deshires seksuale. Per te shijuar nje raport intim duhet te jesh ne nje gjendje te mire emocionale dhe psikike. Shqetesime te cfaredolloj natyre, lodhja e tepert, lindja e nje femije, mund te bejne qe mos tju shkoje mendja per seks.

Cilat jane zgjidhjet per rritjen e deshires?

cift i lumturDuke ditur shkaqet gjendet edhe zgjidhja. Duhet percaktuar nese shkaqet kane qene emotive, psikologjike apo te tjera. Duhet te mbani parasysh qe ne nje raport nuk ke detyrime dhe pergjegjesi. Duhet thjesht te shijoni momentin, te kete bashkepunim dhe komunikim. Komunikimi eshte hapi kryesor qe nje marredhenie te funksionoje.

Disa persona rrine me idene qe partneri meqenese i ka zgjedhur, do ti doje dhe do ti deshiroje gjithmone. Por njerezit ndryshojne dhe marredhenia duhet konsideruar si nje proces evolutiv per te 2 partneret. Duhet vazhdimisht te investoni ne raportin tuaj e ti kushtoni kohen dhe vemendjen e duhur.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , , , , , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *