nxirje perfekte

In Bukuria, Floket, Fytyra, Keshilla, Shendeti, Trupi

Keshilla per nje nxirje perfekte kete vere

nxirje perfekte

Sapo ka filluar korriku si cdo vit,bashke me te nxehtin dhe kenaqesine e tij.Cdokush zgjohet ne mengjes nga rrezet e para te diellit dhe gjeja e pare qe i shkon ne mendje eshte freskia qe percjellin valet e detit ne vapen perveluese, pigmenti qe i ofrohet trupit nga rrezet e fuqishme te diellit qe perben aksesorin me te rendesishem ne ditet e veres,e bejne te padurueshme pritjen, ben te shtysh ditet nje nga nje derisa…me ne fund pushimet. Por smund te nisemi ne pushime pa lexuar disa gjera te rendesishsme per kujdesin e pergjithshem, kryesisht per nje trup ngjyre cokollate qe duam te fitojme ne ditet qe do kalojme prane detit. Ju ftoj te lexoni me vemendje keshillat e meposhtme:

1-USHQIMI

carotene

Per ti bere balle te nxehtit, lojrave sportive, notit etj sigurisht qe duhet te ushqeheni mjaft mire, por vendin kryesor ne shporten e ushqimeve duhet ta zene,frutat e shumellojshme (mbizoteron karrota) dhe lengjet, minimalisht ne ditet e plazhit duhet te konsumoni 2 litra lengje te ndryshme. Persa i perket karrotes,frutes se plazhit, ajo jo vetem qe ka vlera ushqimore,proteinike dhe permban vitaminat C, D, E,por gjithashtu ndihmon ne thithjen e shpejte te rrezeve dhe te shperndarjes mjaft mire ne trup. Cdo dite e pushimeve ne bregdet duhet te nise me nje 100-200 gr lengje dhe nje karrote.

2-CANTA E KREMRAVE DHE VAJRAVE

tanning cream

Eshte shume e rendesishme pjesa e trajtimit te trupit me medikamentet e duhura para se te nise nje dite e tejmbushur me rreze dhe aktivitete. Pa dale akoma ne bregdet duhet te lyeni trupin me kremin e pershtashem qe keni zgjedhur,. Kjo do te evitonte cdo djegie te padeshiruar ne momentet e para te ekspozimit ne diell. Pervec kremerave nje zgjedhje tjeter e zgjuar do te ishte dhe  vaji i plazhit i perpunuar me leng karrote dhe copera te vogla te trupit te karrotes.

3-FYTYRA

face sun protection

Pjesa me e rendesishme e secilit prej jush eshte fytyra, per kete arsye duhet ti kushtoni kujdesin me te madh. Keshtu duhet te ndodhe dhe ne ditet e pushimeve, fytyra duhet ruajtur me perpikmeri duke qene se eshte dhe lekura me delikate se ne cdo pjese tjeter te trupit. Perzgjjedhja e kremit te fytyres kerkon pak kohe sepse duhet te perputhni  karakteristikat e njera tjetres. Eshte e rendesishme sepse dielli kontaktin e pare e ka me fytyren keshtu qe Kujdes!.Per nje fytyre te bukur dhe me ngjyre,zgjidhni dhe aplikoni kremin e pershtatshem.

 

4-FLOKET

mbrojtje flokeve

Floket gjysma e bukurise…Duke u mbeshtetur ne kete thenie ne duhet ti kushtojme rendesi faktit se floket ashtu si trupi dhe fytyra kerkojne kremin e tyre mbrojtes. Floket jane me prane diellit se cdo pjese tjeter e trupit. Kjo sjell qe probabiliteti i djegjes se flokut te jete me i madh por qe sigurisht ju mund ta parandaloni me vajrat dhe kremat e duhur. Nuk duhet te harroni qe pas plazhit floket kerkojne pune te madhe tek parukieri juaj .Ato duhet te trajtohen ndoshta dhe te sherohen nga gjithe sezoni i veres dhe te  pergatiten per vjeshte e dimer.

5-SYZET E DIELLIT DHE CADRA E PLAZHIT

syze dielli

Ne ditet e para te ekspozimit ne diell duhet te tregoheni te kujdesshem per sa i perket djegie. Nxirja e trupit duhet te jete ne menyre graduale, 2 ditet e para vendi me i  parapelqyer duhet te jete cadra mbrojtese aq me teper ne oret me te nxehta dhe me  te rrezikshme( 13ºº-16ºº) me pas ekspozimi duhet te vij ne rritje po gjithsesi ne keto ore duhet te ruani lekuren tuaj nga kanceri,sepse rrezet qe prekin token jane me rrezikshmeri te larte. Pervec kesaj absolutisht nuk duhet te beni gabimin me te vogel e ti drejtoheni diellit me sy,sepse eshte shume e demshme per syte por dhe per lekuren rreth tyre keshtu qe ju keshillojme te perdorni syzet mbrojtese.

 6-LORJAT SPORTIVE

beach volley

Lojrat sportive duhet te jene gjithmone te pranishme ne ditet e pushimeve jo vetem per argetim, por jane dhe ndihmese ne procesin e marrjes se ngjyres. Shpeshhere mundoheni te qendroni shume kohe para, mbrapa, anash per te ngjyrosur trupin njetrajtesisht,por kjo menyre eshte me te vertete shume e lodhshme. Nje menyre e bukur te tu nxire ne cdo pjese eshte te luani sporte te ndryshme ne bregdet, volejboll,f utboll,etj. Levizjet e shumta do te bejne qe rrezet te vizitojne cdo pjese te trupit keshtu qe nxirja do te jete thuajse perfekte.

UROJ QE TJU KEMI NDIHMUAR SADOPAK ME KETO KESHILLA TE EFEKSHME, MOS NGURONI TI NDIQNI.PUSHIME TE MBARA!

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *