Stil dhe Jetese
 

Ide dhuratash per Shen Valentin

 

Po afron data 14 Shkurt dhe ju akoma se keni gjetur dhuraten per partnerin? Per Shen Valentin nuk ka edhe shume rendesi vlera materiale se sa ideja, mendimi dhe origjinaliteti. Pergjithesisht per meshkujt eshte akoma me e veshtire te zgjedhesh se per femrat, te cilat kane me shume alternativa.

Por mos u shqetesoni, ne po ju propozojme disa ide per meshkuj dhe femra qe ta beni kete Shen Valentin te paharrueshem.

Cfare ti blini nje mashkulli per Shen Valenin?

Parfum

spa set Ide dhuratash per Shen Valentin

Po, parfum pavaresisht mendimit qe parfumi sjell ters, kjo eshte nje nga dhuratat me te perdorura per kete dite. Zgjidhni nje arome te cilen ju e pelqeni shume dhe me siguri edhe partneri do ta perdore perderisa ju e adhuroni ate arome. Nje opsion tjeter eshte blerja e nje seti SPA, ku mund te kete:parfum, xhel dushi, deodorant, aftershave etj. Nje set SPA eshte nje dhurate e pershtatshme si per meshkuj edhe per femra.

Te brendshme

gift ideas Ide dhuratash per Shen Valentin

Thyeni monotonine ne shtrat me nje pale te brendshme speciale. Dicka provokuese, e pazakonte, mund tju argetoje te dyve.

Dicka elektronike

playstation Ide dhuratash per Shen Valentin

Tashme dihet qe meshkujt jane me te prirur per gjera elektronike se sa femrat. Zgjidhni nje MP3, iPod, playstation apo celular te teknologjise se fundit. Te jeni te sigurta qe dhurata do ti pelqeje.

Kornize+foto

photo frame Ide dhuratash per Shen Valentin

Nje kornize e bukur bashke me nje foto tuajen qe ju kujton nje moment special, ndoshta bardh e zi, eshte nje ide per meshkujt qe pelqejne gjerat romantike. Edhe pse kujtimet jane gjithmone ne mendje dhe ne zemer, stampimi i tyre ne foto, ben qe ti riperjetoni sa here qe ti shihni. Dhe kjo eshte nje ndjesi e bukur.

Cfare ti blini nje femre per Shen Valentin?

Cokollata

dhurate shen valentini Ide dhuratash per Shen Valentin

Ashtu si edhe lulet, cokollatat jane nje nga dhuratat standarte per Shen Valnetin, por asnjehere jashte mode. Femrat i adhurojne ndoshta edhe per faktin qe cokollatat kane cilesi afrozodiake (qe rrisin deshiren seksuale). Zgjidhni nje cokollate te zeze me 70% ose me shume kakao. Ose pergatisni nje shporte me cokollata te vogla me shije te ndryshme, bashke me nje shishe shampanje e nje dedikim.

Te brendshme

intimo donna Ide dhuratash per Shen Valentin

Te brendshmet jane nje ide shume e mire edhe per femrat, duke qene se ka edhe me shume alternativa sdo e keni shume te veshtire te zgjidhni. Ju sugjerojme te blini ato me pjese dantelle, ne ngjyre te kuqe apo te zeze. Keto jane me provokuese dhe kjo mund te jete edhe nje dhurate per ju qe nuk do rrini pa e shijuar kete “show”.

Bizhuteri

bizhuteri femrash Ide dhuratash per Shen Valentin

Femrat i duan aksesoret edhe bizhuterite. Varese, vethe, unaze, te cmuara ose jo, ato do jene nje kujtim i kesaj dite. Edhe pse thone qe diamantet jane miqte me te mire te femrave, jo te gjithe mund ta perballojne kete. Por mos u shqetesoni femrat e vleresojne dhe nje bizhuteri te thjeshte.

Rroba prej mendafshi

shall mendafshi Ide dhuratash per Shen Valentin

Materiali i mendafshte nuk eshte vetem i bukur por edhe shume i rehatshem. Nje fustan i mendafshte, bluze apo edhe nje shall e ben nje femer te ndjehet mire dhe me joshese.

Dhurata per Shen Valentin unisex

Nese e keni lene per minute e fundit ka akoma ide per te dy ju:

Nje darke romantike

darke romantike Ide dhuratash per Shen Valentin

Rezervoni ne nje restorant elegeant, ku nuk keni qene me pare. Nje darke vetem te 2 ndoshta eshte dicka qe ja ka munguar vecanerisht nese jeni te martuar prej disa vitesh. Ose mund te pergatisni vete nje menu speciale, me ushqime afrozodiake, te krijoni atmosferen e duhur me qirinj, muzike dhe shampanje. Gjithcka duket perfekte.

Nje dite ne SPA

spa day Ide dhuratash per Shen Valentin

A keni shkuar ndonjehere te dy bashke ne nje qender SPA? Provojeni dhe do te jete nje eksperience qe do te doni ta perserisni. Per Shen Valentin ka paketa dhe oferta pa fund. Zhytuni ne kenaqesine dhe relaxin qe te ofron nje masazh me vajra esenciale, nje banjo turke apo sauna. Disa qendra ofrojne per kete dite speciale edhe cokollata, gote me shampanje apo lule. Beni edhe ndonje foto per ta kujtuar kete dite megjithese veshtire te harrohet.

Udhetim

udhetim shen valentin Ide dhuratash per Shen Valentin

E kush nuk i pelqen udhetimet? Blini 2 bileta dhe bejani surprize partnerit. Jo domosdoshmerisht duhet te jete ne Paris apo Venezia, cdo vend ne det apo ne mal, jashte apo brenda vendit eshte nje ide super. Bora nuk ka shkrire akoma, e nese nuk keni shkuar per ski kete vit eshte rasti me i mire ky. Agjensite turistike ju ofrojne shume opsione dhe paketa.

Shpresojme tju kemi qartesuar sadopak mendimet e tju kemi ndihmuar ne zgjedhjen e nje dhurate per partnerin.

Gezuar Shen Valentinin te gjithe te dashuruarve!

pixel Ide dhuratash per Shen Valentin
 Ide dhuratash per Shen Valentinpinit fg en rect gray 20 Ide dhuratash per Shen Valentin

Tags: , , , , , , ,

2 Responses to Ide dhuratash per Shen Valentin

  1. Ola thotë:

    Shum bukur sh.valentini

  2. eron thotë:

    kjo festen aste festa e te gjithave te dashurave ne bot me pelqen kjo fest shum asht mnje fesht shum e mrekullshme teper e adhuroj teper ju uroj te te gjitheve ne mbar botn festen e shevaltin ju dua shummmmmmmmmmmm ju uroj te gjithve qifteve ne mbar bot festen e shenvaltinit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>