In Featured, Femra, Meshkuj, Mode

Ide dhe kostume per Halloween

Halloween po afron dhe ju nuk keni gjetur akoma kostumin? Nuk ka dhe shume kohe por mos u shqetesoni ka gjithmone nje zgjidhje. Te jesh ne brendesi te kesaj atmosfere, jo domosdoshmerisht duhet te kesh nje kostum te shtrenjte te blere enkas per Halloween. Ndonjehere imagjinata dhe prakticiteti ju zgjidh pune. Nje model flokesh, nje dizenjo i fytyres apo model thonjsh edhe jeni gati per PARTY!

Per te gjithe ata qe jane konfuze, po ju propozojme disa veshje dhe jo vetem, per te qene te denje per festen e Halloween.

1. Zane e pyllit

zana e pyllitZanat e pyllit jane figura surreale, te perrallave dhe legjendave te ndryshme. Edhe pse nuk jane te frikshme, perkundrazi, look-u i tyre eshte shume terheqes dhe interesant. Ajo cfare ju duhet eshte vetem ngjyra jeshile. Mund te beni vete nje maske per pjesen e syve me gjethe dhe lule ose mund te pikturoni fytyren tuaj me tone te jeshiles. Floket stilojini me sa me shume lule dhe gjethe.

2. Mace

mace halloweenMacet jane me te preferuarat per femrat ne kete feste. Nese nuk keni kostumin  e lekures te “Cat woman”, pikturo fytyren si nje mace e vertete. Nje pale veshe si te maces mund ti gjesh shume lehte. Me pas beni nje top te zi ne majen e hundes, 3 mustaqe ne secilen ane dhe dy topa portokalli tek faqet. Do te jete shume argetuese dhe e thjeshte.

3. Gangnam style

gangnam styleGangnam style eshte kudo ne kete periudhe, ska si te mungoje per festen e Halloween. E pershtatshme per meshkuj dhe femra. Mjafton te vishni nje xhakete me ngjyre blu, jeshile apo te verdhe, nje kemishe te bardhe, pantallona te zeza, papion te zi dhe nje pale syze Gangnam style. Mos harroni modelin e flokeve per ti ngjasuar sa me shume ketij personazhi. E mos hezitoni ti kerkoni Dj “kengen tuaj”

4. Kukull porcelani e frikshme

make-up i frikshem halloweenFemra dhe meshkuj, nese qellimi juaj eshte te keni nje pamje sa me te frikshme per te trembur “shpirtrat e keqinj”, provoni te pikturoni fytyren tuaj si nje kukull vertete e frikshme.

Vajza: lyeni fytyren me puder te bardhe, nxini syte ne menyre ekstreme, theksoni qerpiket e poshtem, beni mollezat e kuqe dhe lyeni buzet si ne foto. Rezultati vertet i frikshem.

Djem: Ju mund te zgjidhni nje make-up si Frankenstein. Nje buzekuq i zi, disa te qepura, sy te nxire dhe fytyre e bardhe ju japin look vertete te frikshem. Dicka e thjeshte qe mund te behet edhe ne shtepi.

5. Nicki Minaj

nicki minaj halloweenNicki Minaj ka nje pamje interesante qe ja vlen ta kopjosh, ndoshta jo ne jeten e perditshme, por per festen e Halloween eshte OK. Nje paruke jeshile fosfor, nje tualet i ekzagjeruar dhe veshje me ngjyra fosfor, e do te jeni ne qender te vemendjes. Nese nuk keni format e Nickit, mund te sajoni vete dicka 🙂

6. Carli Caplin

carli caplin halloweenNje figure e njohur e humorit dhe me nje pamje karakteristike shume e pershtashme per kete feste. Ju duhet shume pak per te arritur kete pamje, nje xhakete e zeze, nje kollare, nje pale mustaqe, nje kapele dhe mos harroni shkopin. Sensin tuaj te humorit, me siguri do ja percillni edhe atmosferes se festes.

Nese edhe keto propozime ju duken te veshtira per tu realizuar, atehere zgjidhni nje paruke te cuditshme ne dyqan dhe mos mungoni ne kete Super Feste!

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *