dieta pas festave

In Dieta, Humbje Peshe

Dieta per tu rikthyer ne forme pas festave

dietaDieta pas festave eshte e domosdoshme per tu rikthyer ne forme e te humbni ato kg qe keni shtuar. Kjo per shkak te ushqimeve super kalorike, embelsirave, yndyrave dhe ushqime te kripura. Nuk ju ve faj, e kush mund ti rezistoje gjelit te detit, bakllavase apo panetones? Por mos u shqetesoni. Sa me shpejt te rigjeni ekuilibrin aq me i ulet eshte risku qe ato kilogram te depozitohen pergjithmone. Kjo nuk eshte nje diete qe kerkon shume sakrifica, as te rrini pa ngrene, thjesht duhet te beni kujdes se cfare hani.

Kjo diete sherben per te pastruar organizmin nga toksinat, ndihmon ne drenim dhe ne humbje te 1-3kg ne dy jave. Ne cdo vakt mund te perdorni 2 luge vaj ulliri qe permbajne 180 kalori. Nderkohe gjate dites nuk duhet te kaloni me shume se 1200 kalori nese doni te arrini rezultatin e deshiruar.

Perime mund te konsumoni sa te doni sepse favorizojne ndjesine e ngopjes, ndihmojne ne rolin e stomakut dhe nuk e pengojne dieten.

Mos perdorni sheqer por embelsues artificial.

7-super ushqime qe duhet te konsumoni gjate 2-javeve te Dietes:

Keto ushqime jane aleate per humbjen e peshes, ju ngopin, ju pastrojne, drenojne dhe gjithashtu permbajne perberesit e nevojshem per organizmin. Sipas dietologes Dr.Samantha Biale keto jane 7-super ushqimet:

1. Orizi

oriziOrizi i zier eshte i pasur me ushqyes si vitamina B1, e cila transformon ushqyesit ne energji, vitamina PP e rendesishme per funksionimin e metabolizmit dhe oryzanol qe ndihmon ne uljen e kolesterolit.

2. Kos frutash

yogurtKosi i frutave permban disa baktere te cilet i rezistojne acidit te stomakut dhe lehtesojne fryrjen e stomakut. Keto fermentime ndihmojne ne pastrim te organizmit, i cili eshte i nevojshem pas nje periudhe kequshqyerje.

3. Sallate jeshile

sallate jeshileSallata jeshile e mbush stomakun dhe ju ngop. 100gr sallate = 19 kalori ndersa 1kg sallate = 190 kalori. Shtoni dhe nje luge vaj ulliri qe permban 90 kalori. Sallata jeshile eshte perfekte kur keni uri nervoze, sepse permban nje perberes te quajtur lattucario, nje qetesues natyral.  Mund te provoni dhe rukolen qe ndihmon ne tretje.

4. Djath Grana

djath granaJo vetem shume i shijshem por edhe i pasur me protein, hekur, kalcium, vitamine A dhe vitamina te grupit B. por kujdes duhet te konsumoni shume pak, sepse ju ushqen dhe ju ngop shpejt.

5. Ananasi

ananasAnanasi stimulon drenimin e indeve duke lehtesuar fryrjen e stomakut. Fale perberesit te tij, brolemine, qe gjendet ne pjesen e forte dhe ne mes te frutit, ndihmon ne tretjen e proteinave dhe te ushqimeve ne pergjithesi. Ky frut eshte perfekt per reduktimin e celulitit, karakterizuar nga ruajtja e lengjeve te teperta.

6. Makaronat

makaronatEshte e kote te hiqni dore nga makaronat sepse 100gr permbajne 120 kalori, 3.5gr proteina dhe 23.5 karbohidrate. Mund te zgjidhni makarona integrale e ti gatuani me domate,spinaq apo perime te tjera. E rendesishme eshte qe te mos perdorni shume gjalp apo vaj ulliri. Per me shume, makaronat permbajne 2 aminoacide esenciale: tirosinen dhe triptofanin qe ndikojne ne luftimin e stresit.

7. Mish dhe peshk pa dhjam

mish dhe peshkMishi eshte nje rregullator fiziologjik i oreksit. Nese ne mengjes hani 1-2 feta proshute, ne dreke jeni te prirur te hani me pak. Ndersa peshku eshte me i lehte per tu tretur dhe ju siguron jodin, i rendesishem per stimulimin e metabolizmit.

Shembull menuje per tu ndjekur gjate Dietes:

Per tu dobesuar e per te qene ne forme, konsumoni ushqimet qe permendem me siper duke i kombinuar sipas shijes tuaj. Po ju japim nje Menu shembull qe mund ta ndiqni gjate 2-javeve te dietes:

Mengjesi

Caj ose kafe pa sheqer

50 gr drithera (buke integrale, miell tershere etj)

1 gote qumesht ose nje kos frutash

1 frut

Dreka

200gr peshk ose 150gr mish pa dhjam

Perime te ziera me 1 luge vaj ulliri

100gr makarona, fasule, thjerreza ose 3 patate

Nje fete djath ose kos

Darka

200gr peshk ose 150gr mish pa dhjam

Perime te ziera me 1 luge vaj ulliri

100gr makarona, fasule, thjerreza ose 3 patate

1 frut te fresket

PS: gjate dites mund te pini edhe 1-2 cajra bimore, preferohet caji jeshil, por pa sheqer, te cilet ndihmojne ne pastrimin e toksinave dhe pini shume uje.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , , , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *