Stil dhe Jetese
 

Dhembe me te bardhe? Ja si….

 

zbardhimi i dhembeve Dhembe me te bardhe? Ja si….

Me kalimin e kohes dhembet e humbin ngjyren natyrale nga ushqimet dhe pijet qe konsumojme. Edhe pirja e duhanit ben qe ngjyra e dhembeve te erresohet. Buzeqeshja eshte nje element shume i rendesishem i pamjes tuaj prandaj duhet te kujdeseni per te. Rruga me e shkurter eshte ti drejtohesh dentistit tend por ka edhe disa keshilla qe duhet ti mbani gjithmone parasysh:

Shmangni pijet me ngjyre te erretkafe me qumesht Dhembe me te bardhe? Ja si….

Nese ju pelqen shume te konsumoni kafe dhe caj, shtojini pak qumesht per ti zbutur ngjyren dhe per te ulur riskun e ngjyrimit te dhembeve. Gjithashtu mundohuni te konsumoni cajrat me ngjyre jo te erret, si caj limoni, kamomili, jeshil etj.

Kujdes nga temperaturat ekstremecola me akull Dhembe me te bardhe? Ja si….

Nese e keni te domosdoshme nje pije freskuese gjate orarit te punes ne keto dite te nxehta vere, mos e pini akull te ftohte por ne nje temperature me te moderuar. Temperaturat shume te nxehta ose shume te ftohta i bejne dhembet me poroze e ne kete  menyre  me te prirur per te thithur “ngjyruesit”.

Lani dhembet pas frutave te pyllitfruta pylli Dhembe me te bardhe? Ja si….

Manaferrat, boronicat etj ndikojne shume ne “njollosjen” e dhembeve, prandaj pasi keni ngrene nga keto fruta pylli, lani menjehere dhembet.

Edhe lengu i frutave i demshem?leng frutash Dhembe me te bardhe? Ja si….

Po. Lengjet e frutave jo vetem kane permbajtje te larte sheqeri, por disa prej tyre si: lengu i rrushit apo i boronices, shkaktojne ngjyrimin e dhembeve. Por jo vetem kaq. Acidet ne keto lengje, e bejne me te djeshem smaltin e dhembeve ndaj njollave dhe baktereve qe mund te cojne deri ne prishjen e tyre. Zgjidhja me e mire eshte ti hani frutat ashtu sic jane. Hani nje molle, ajo eshte mikja me e mire e dhembeve dhe ne rastet urgjente kur nuk keni furce me vete.

Perdorni camcakeza pa sheqercamcakeza pa sheqer Dhembe me te bardhe? Ja si….

Nese nuk eshte e mundur qe pas cdo ngrenie te lani dhembet, atehere pertypni nje camcakez pa sheqer. Sheqeri nxit zhvillimin e baktereve ne gojen tuaj duke rritur riskun e prishjes se dhembeve, prandaj zgjidhni nje “sugar free”.

Zgjidhni salcen e duhuruthull balsamike Dhembe me te bardhe? Ja si….

Kujdes se cfare salce perdorni ne ushqimet tuaja. Pavaresisht se ato i japin shume shije ushqimit, efektet qe ato kane tek dhembet jane te padeshirueshme. Mund te permendim: ketchup-in, salcen e sojes apo uthullen balsamike. Kerkoni per alternativa te tjera.

 

Ndersa disa nga menyrat qe perdorin dentistet per zbardhimin e dhembeve  jane :

Zbardhimi ne klinike

zbardhimi ne klinike Dhembe me te bardhe? Ja si….

Ky proces zgjat rreth nje ore ne varesi te ngjyres qe kerkohet te arrihet. Indet e buta (gingivet dhe buzet) mbulohen me nje maske dhe tek dhembet aplikohet xheli zbardhues. Ky xhel aktivizohet nga nje drite e posacme dhe penetron ne dhembet tuaj duke shkaterruar njollat dhe ngjyren e erret te dhembeve. Te gjithe solucionet e perdorura per zbardhimin e dhembeve kane ne perberje perioksidin dhe solucionet variojne nga fortesia dhe shperndarja e perioksidit.

Zbardhimi ne shtepi

zbardhimi ne shtepi Dhembe me te bardhe? Ja si….

Dentisti juaj parapergatit nje luge individuale per ju ku vendoset xheli zbardhues. Perdoret sipas udhezimeve me periudha te shkurtra gjate dites. Rezultatet jane te dukshme pas 2-javesh.

 

P.S : Ndryshe nga bindja qe ju eshte krijuar, solucionet zbardhuese nuk e demtojne smaltin tuaj. Perioksidi eshte nje acid qe vepron vetem ne zhdukjen e njollave. Prandaj nese deshironi mund te beni nje apo disa trajtime, por kujdes mos ta ekzagjeroni sepse mund te perftoni nje pamje jo-natyrale dhe aspak terheqese.

pixel Dhembe me te bardhe? Ja si….
 Dhembe me te bardhe? Ja si….pinit fg en rect gray 20 Dhembe me te bardhe? Ja si….

Tags: , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>