Stil dhe Jetese
 

Deti i Vdekur dhe benefitet e tij

 

Deti i Vdekur ose Deti i Kripur, ne fakt eshte nje liqen qe ndodhet midis Jordanise dhe Izraelit por per shkak te sasise se madhe te kripes quhet “Deti i Vdekur”. Aty nuk ka as peshq as bime per shkak te kripes, por ai eshte i pasur me minerale shume te shendetshme per njeriun.

benefitet e detit te vdekur 2 Deti i Vdekur dhe benefitet e tijKripa e tij nuk konsumohet, por perdoret gjeresisht per qellime terapeutike dhe trajtime bukurie.

Ky det permban26-minerale, 12 prej te cilave nuk gjenden as ne ndonje det tjeter as ne oqean. Mineralet me te rendesishme te tij jane:

- kalcium                        - kalium                             – natrium
- zink                                - squfur                             – jod
- magnez                         – fosfor                              - litium etj.

Benefitet e kripes ose baltes se Detit te Vdekur, fillojne qe nga kurimi i semundjeve reumatizmale, ne problemet me lekuren e deri ne reduktimin e stresit.

- Semundjet reumatizmale

kripa e detit te vdekur Deti i Vdekur dhe benefitet e tij

Semundje te ndryshme reumatizmale si artriti, osteoartriti, spondialtroza trajtohen shume mire me kripen e Detit te Vdekur. Te lahesh ne ujin e tij apo te lyhesh me balten e tij, ka nje efekt te menjehershm ne lehtesimin e dhimbjeve. Gjithashtu eshte provuar qe mineralet qe ka Deti i Vdekur, permiresojne edhe qarkullimin e gjakut duke minimizuar edhe inflamacionet nga keto semundje. Benefit tjeter jane edhe relaksimi i muskujve, madje nese uji apo balta jane te ngrohta, mineralet penetrojne me mire ne organizem dhe efekti i tyre eshte akoma me i dukshem.

 

deti i vdekur permireson lekuren Deti i Vdekur dhe benefitet e tij

- Problemet me lekuren

Probleme te lekures si: aknet, ekzemat, zbokthi, zgjebia etj trajtohen efektivisht nga perdorimi i kripes se Detit te Vdekur. Keto kripera veprojne pa efekte anesore. Ato trajtojne edhe efektet negative qe shkatojne produktet kozmetike si tharjen e lekures, duke e ushqyer, pastruar dhe zbutur ate. Gjithashtu keto kripera ndikojne edhe ne rigjenerimin e qelizave duke reduktuar edhe rrudhat deri ne 40%.

- Reduktimi i stresit

balte nga deti i vdekur Deti i Vdekur dhe benefitet e tijEfekti qe kane keto kripera ne nxitjen e qarkullimit te gjakut dhe relaksimin e muskujve, rrjedhimisht ndikon edhe ne reduktimin e stresit. Keto kripera largojne edhe toksinat nga trupi. Ato jo vetem reduktojne stresin por edhe permiresojne problemet e gjumit dhe i bejne perdoruesit te ndjehen me te clodhur dhe te rigjeneruar.

 

Benefite te tjera

> trajon renien e flokeve
> ndikon ne forcimin e dhembeve
> forcon kockat
> heq qelizat e vdekura te lekures
> pastron poret e lekures
> rrit rolin mbrojtes te lekures ndaj infeksioneve

Nese nuk keni mundesi te shkoni ta vizitoni vete, kerkoni produkte qe permbjane kripe te Detit te Vdekur. Ato vine ne permasa, ngjyra, forma, aroma te ndryshme. Kombinimi me vajra esenciale ka efekte me te mira terapeutike. Shume nga keto produket perdoren ne pjesen me te madhe te SPA-ve dhe qendrave estetike.

 

pixel Deti i Vdekur dhe benefitet e tij
 Deti i Vdekur dhe benefitet e tijpinit fg en rect gray 20 Deti i Vdekur dhe benefitet e tij

Tags: , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>