cfare te vishni ne interviste pune

In Femra, Mode

Cfare te vishni ne nje interviste pune?

interviste pune

Eshte normale qe para nje interviste pune te jeni te shqetesuar se si do te dilni, a do dini ti pergjigjeni pyetjeve por edhe nese jeni veshur pershtashem sepse impresioni i pare eshte shume i rendesishem.

Shume mund te mos i kushtojne rendesi kesaj pjese, por ne te vertete veshja dhe pamja e jashtme jane shume te rendesishme. Per te dhene 100% ne nje interviste pune nuk mjafton vetem nje CV e shkelqyer. Gjithashtu pozicione te ndryshme pune kerkojne veshje te ndryshme.

Kemi perzgjedhur disa prej tyre dhe po ju propozojme disa ide se cfare te vishni ne nje interviste pune:

Pune krijuese

creative jobs

Nese po aplikoni per pune krijuese si psh. graphic designer, mund te ndjeheni konfuze per stilin e veshjes. Kjo sepse kodi i veshjes varion nga nje kompani tek tjetra. Por elementi pozitiv eshte qe perderisa kjo pune ka te beje me kreativitet, atehere kjo eshte mundesia juaj per te shprehur vetveten dhe personalitetin tuaj. Thjesht mos e ekzagjeroni qe te terhiqni vemendjen. Stili i Mango eshte elegant dhe i pershtashem.

Mesimdhenie

teaching jobs

Nese po aplikoni per mesuese apo pedagoge, veshja juaj duhet te perfaqesoje edhe inteligjencen tuaj, prandaj rregullat ketu jane me strikte. Celesi i suksesit ne mesimdhenie eshte autoriteti dhe terheqja e vemendjes, prandaj beni kujdes me prezencen dhe posturen.

Sektori Finances

finace jobs

Ne sektorin financiar ju jeni pergjegjes per dicka qe vlen shume per njerezit, parate. Pamja juaj duhet te percjelle siguri dhe profesionalizem. Mund te vishni nje kostum apo fustan me xhakete, por me mire ti zgjidhni ne ngjyra neutrale, e zeze, gri, bezhe. Edhe aksesoret, canta, kepucet duhet te jene te thjeshta e jo te ekzagjeruara per te mos larguar vemendjen nga kulalifikimet tuaja.

Fusha Ligjore

legal jobs

Avokate, notere, juriste apo gjyqtare, sigurohuni qe te bini ne sy per aftesite tuaja dhe kualifikimet. Duke qene se keto pozicione jane te lidhura me pushtetin, ju sugjerojme te investoni ne nje cante te shtrenjte apo nje aksesor te nje firme te njohur, si nje shprehje e karakterit tuaj te forte.

Fusha e Mjekesise

medical jobs

Nese keni nje interviste pune per nje pozicion ne fushen e mjeksise, aparenca juaj duhet te percjelle komformitet tek te tjeret dhe jo superfuqi. Nje pale pantallona, nje bluze e thjeshte me ngjyra te lehta, kepuce jo te larta jane perfekte per kete interviste.

Sektori Modes apo P.R

fashion jobs

Ketu eshte sektori ku vleresohet me shume aparenca juaj se sa CV. Per te qene te pershtatshme per pozicionin qe aplikoni duhet te jeni nje ndjekese e trendeve te fundit, e mire informuar dhe me shije. Ketu kufijte jane me te gjere, qe nga ngjyra, materiali, modeli apo takat e larta. Kushtojini rendesi edhe detajeve me te vogla, por kujdes mos te dukeni vulgare dhe e ekzagjeruar.

Akoma nuk dini se cte vishni?

Nese nuk jeni te sigurte per kufijte e formalitetit te veshjes, beni disa kerkime extra ne fotot e profilit ne Linkedin, sepse pergjithesisht fotot e profilit jane te perzgjedhura me kujdes per te paraqitur karakterin dhe personalitetin e tyre.

Nese sdoni te rrezikoni atehere vishuni me gjera klasike e ngjyra standarte, kemishe, xhakete dhe pantallona. Ky look klasik nuk eshte asnjehere jashte mode.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , , , , , , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *