yoga

In Fitness, Joga, Keshilla, Shendeti

Cfare eshte Yoga dhe si funksionon

Physiological Benefits

Yoga eshte nje forme meditimi dhe aktiviteti fizik, qe ju ndihmon ne rritjen e elasticitetit te trupit, permiresimit te frymemarrjes, minimizon stresin dhe ndikon pozitivisht ne shendetin ne pergjithesi (fizik & mendor).

Yoga e ka origjinen nga India, para qindra vitesh. Ajo bazohet ne konceptin qe “Trupi dhe mendja jane nje e vetme”. Keshtu ajo ndikon ne shendetin e pergjithshem duke zvogeluar stresin e duke qetesuar shpirtin.

Tipi me i perdorur i Yoges eshte Hatha Yoga, qe perfshin ushtrime per frymemarrjen dhe ushtrime fizike. Keto te fundit jane me saktesisht stretching ne forma e postura te ndryshme.

Edhe pse ka disa tipe Yoga-sh, te gjitha kane nje synim te perbashket, jo vetem permiresimin e shendetit mendor dhe fizik, por edhe arritjen e nje “uniteti” te shpirtit dhe trupit.

 

Cilat jane benefitet e Yoga-s?

yoga

  • Ndikon ne hormone

Praktikimi i Yoga-s, ul nivelet e hormoneve te dopamines, epinefrines dhe norepinefrines, duke krijuar ndjesine e qetesise. Gjithashtu nxit hormonin e oksitocines, qe lidhet me besimin dhe stimen per veten.

  • Perqendrimi dhe humori

Eshte vertetuar shkencerisht qe Yoga pervec rritjes se perqendrimit ndikon edhe ne humorin e mire. Praktikante te saj kane pohuar qe ndjehen me te lumtur pas oreve te Yoga-s.  Se fundmi jane hedhur hipoteza qe efektet pozitive mund te jene edhe per depresionin, duke rritur nivelin e oksigjenit ne tru.

  • Benefitet per zemren

Eshte vertetuar qe Yoga ndikon ne uljen e presionit te gjakut dhe normalizimin e rrahjave te zemres. Rrjedhimisht rreziku per semundje te zemres eshte me i ulet. Ajo rekomandohet nga mjeket me te mire ne mbare boten, kombinuar dhe me nje diete te shendetshme per te shmangur nderhyrjet kirurgjikale. Te mirat e saj vihen re edhe ne uljen e nivelit te kolesterolit e te yndyrave.

  • Semundje te tjera

Yoga ka filluar te perdoret edhe si terapi e vecante IYT (integrative yoga therapy). Perdoret ne lehtesimin e siptomave te astmes, dhimbjeve te shpines dhe artritit. Ndihmon edhe ata qe vuajne nga pagjumesia dhe skleroza.

  • Benefite te tjera

Yoga ndikon ne memorie e mesim

Ngadaleson procesin e plakjes

Rrit vete-vleresimin

Rrit nivelin e energjive

Ndihmon ne dobesim

Permireson marredheniet midis partnereve dhe midis kolegeve te punes

 

yoga postures

A ka efekte anesore Yoga?

Jo, Yoga eshte e sigurte dhe e shendetshme. Por nese jeni duke u trajtuar me medikamente, bejani te ditur mjekut tuaj qe praktikoni dhe Yoga per te pasur nje kombinim sa me efektiv te te 2-jave.

 

Kujdes : praktikoni Yoga vetem me profesioniste, sepse si cdo lloj aktivitei fizik, mund tju shkaktoje terheqje apo ndrydhje te muskujve.

Yoga se fundmi ka filluar te praktikohet edhe ne Shqiperi dhe per te vertetuar gjithcka lexuat, provojeni!

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , , , , , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *