celuliti

In Bukuria, Keshilla, Shendeti, Trupi

Celuliti, keshilla dhe menyra per ta luftuar

fight cellulite problems

Cdo vit, me fillimin e veres, te plazhit, te proves bikini femrat pervec peshes, i shqeteson celuliti. Pas muajsh te tere me xhinse, bluza te medha, eshte koha per tu zhveshur dhe ja ku shfaqet celuliti kaq i urryer nga femrat.

Celuliti shkaktohet nga shume faktore si: trashegimia, qarkullim jo i mire i gjakut, probleme me hidratimin, apo nje stil jete i paqendrueshem. Por a mund te eleminohet celuliti? PO,nuk eshte e thjeshte por eshte e mundur me vendosmeri dhe vullnet. Po ju japim disa keshilla (te cilat ndoshta ju jane merzitur aq shpesh sa i keni degjuar) por po te ndiqen me seriozitet edhe ju vete do te habiteni nga rezultatet :

1. Menyra e te ushqyerit

ushqime

Kini parasysh qe edhe femrat e dobeta kane celulit, prandaj jo domosdoshmerisht duhet te mbani nje diete te caktuar. E rendesishme eshte te kuptoni cilet jane ushqimet e duhura. Konsumoni shume perime, te gjalla ose te ziera dhe gjithmone perdorni vajin e ullirit dhe jo te lulediellit. Frutat jane miqte kryesore per hidratimin e trupit, sidomos boronicat. Kthejeni ne zakon pirjen e lengut te boronicave apo ngrenien e tyre ashtu sic jane. Shmangni salcicet te cilat pengojne qarkullimin e gjakut. E njejta gje vlen edhe per embelsirat dhje pijet alkolike. Kosi pa yndyre dhe gjiza jane aleate te bukurise, gjithashtu dhe djathi por beni kujdes ne perzgjedhjen e tij. Makaronat nuk jane te demshme kurse buka duhet e zeze, mundesisht pa maja birre. Ulni konsumin e kafes dhe rrisni konsumin e cajit, sidomos cajit jeshil, i cili ka veti antioksiduese dhe permireson qarkullimin.

2. Aktiviteti fizik

stervitje

Mundohuni te levizni sa me shume te jete e mundur. 3-here ne jave dilni per vrap ose shkoni ne palester, 45 minuta mjaftojne per te ndihmuar qarkullimin dhe per tonifikim. Nese ju pelqen noti atehere eshte zgjedhja me perfekte. Por nuk eshte aq e rendesishme te merresh me nje sport specifik, me e rendesishme eshte qe te mesoheni me disa zakone ne jeten tuaj te perditshme.

– Perdorni shkallet ne vend te ashensorit

– Mundohuni te levizni sa me pak me makine

– Nese keni nje pune ne zyre, cohuni dhe levizni cdo 2-3 ore

– Edhe gjumi eshte i rendesishem, te pakten flini 8 ore ne dite, keshtu do te eleminoni toksinat dhe do permiresoni qarkullimin dhe metabolizmin.

3. Trajtimet e bukurise

scrub

Kremerat anti-celulit jane te nevojshem edhe pse nuk bejne mrekulli. Celesi i suksesit eshte durimi. Aplikojeni kremin cdo dite ne zonat me keto inestetizma dhe nje here ne jave beni nje skrab anti-celulit i cili mund te pergatitet edhe ne kushtet e shtepise. Pasi keni bere dush, lagni me uje te ftohte zonat me celulit, sepse ju tonifikon dhe permireson qarkullimin. Mos vishni xhinse shume te ngushta sepse pengojne qarkullimin.

Duke pasur parasysh keto 3-keshilla kryesore ne betejen anti-celulit, po ju japim dhe disa receta per ta trajtuar ne kushtet e shtepise :

Njihen tashme benefitet e kafeines kunder celulitit, e cila stimulon qarkullimin dhe mobilizon acidet yndyrore ne indet dhjamore.

Kafe me vaj ulliri

E vecanta qendron ne faktin se kafeja e bluar duhet ngrohur (psh ne mikrovale). Nderkohe lyeni kofshet me vaj ulliri dhe kur kafeja te jete ngrohur,por jo shume e nxehte, aplikojeni duke masazhuar per te nxitur qarkullimin. Kur te keni lyer te gjitha zonat problematike, mund te ti mbeshtillni me leter transparente kuzhine. Lereni te veproje te pakten 15 minuta dhe me pas shpelajeni me uje te ftohte.

kafe vaj ulliri

Krem kakao me kafe

Perzieni 2 luge kakao pluhur me 1 luge llum kafeje. Shtoni 1 luge mjalte dhe qumesht derisa te behet nje mase kompakte. Aplikojeni tek kofshet, mbeshtilleni me leter transparente dhe lereni 30 minuta, me pas shpelajeni me uje te ftohte.

llum kafe kakao

Skrab anti-celulit

Ky eshte shume i thjeshte por edhe shume efektiv. Perzieni 3 luge kripe kokerr madhe me 4 luge vaj ulliri ose bajame. Kripa sherben per ta pastruar dhe per ta zbutur, ndersa vaji per ta bere sa me elastike. Masazhoni per disa minuta zonat me celulit dhe shpelajeni me uje te ftohte.

kripe

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , , ,

4 Responses to Celuliti, keshilla dhe menyra per ta luftuar

  1. Eva says:

    Jeni te mrekullushem me keshidhat tuareg,vazhdoni keshtu.

  2. xhoi says:

    Faleminderit per informacionin 🙂

  3. xhoi says:

    Ju lutem pak me shum informacione 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *