clair underwoo

In Featured, Psikologji

Bukuria dhe karriera, nje binom suksesi

clair underwood

Nje pamje e kuruar ndihmon ne karriere, por me kusht qe te mos jete e ekzagjeruar

A jane te lidhur bukuria dhe suksesi profesional midis tyre? Sipas rezultateve te Philips Global Beauty Index 2016, lidhja midis tyre eshte shume e forte. Studimi ka analizuar menyren se si femrat ne te gjithe boten sillen ne lidhje me bukurine, perfshire edhe anen profesionale. Rezultatet e studimit jane te ndryshme ne Perendim dhe ne Lindje:

  • Ne Kine dhe Indi, femrat mendojne qe bukuria ka nje rol thelbesor ne karriere (gati 75%)
  • Ndersa ne USA dhe ne Angli, femrat qe e mendojne kete jane vetem 42%

karrieraSi shpjegohet kjo diference kaq e theksuar? Rezultatet e studimit tregojne nje nderlidhje shume te rendesishme: sa me shume te jene te zhvilluar vendet ekonomikisht (USA, Angli etj), aq me pak femrat mendojne qe pamja e jashtme ka nje rol thelbesor ne karrieren e tyre.

Sipas psikologeve, personat qe jane terheqes nga pamja e jashtme, jane te prirur te kene nje autostime me te larte, duke terhequr edhe vemendjen e njerezve qe i rrethojne.

Edhe eksperienca na konfirmon qe eshte me e thjeshte te perballosh shikimin e nje personi te bukur sesa te nje tjetri me pak te kendshem. Rrjedhimisht jemi me te prirur per tu afruar me personin e pare. Ne nje fare menyre eshte sikur te ulim mbrojtjen. Ky eshte edhe shpjegimi psikologjik, per lidhjen qe ekziston midis bukurise dhe karrieres.

Lajmi i mire eshte qe ne vendin e punes, bukuria nuk korrespondon me nje imazh kopertinash por me nje pamje thjesht te kuruar.

Vete femrat pranojne qe ne vendin e punes nuk duhet ta teprojne, ne makeup apo ne veshje, apo te shkojne edhe te kirurgu plastik, kjo do te tregonte qe nuk e pranojne veten ashtu sic jane dhe mund te kete nje efekt boomerang.

Po per ju sa e forte eshte lidhja midis bukurise dhe karrieres?

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *