shen valentin

In Featured, Intimitet, Psikologji

5 Ide si te surprizoni partnerin tuaj per Shen Valentin

shen valentinit

Dita e Shen Valentinit eshte celebrimi I dashurise, I te bukures dhe romanticitetit. Per ciftet e sapo krijuara eshte me e thjeshte te organizojne dicka te vecante apo te blejne dhurata per partnerin, por per ata qe nuk e kane per here te pare festimin e kesaj dite zgjedhja behet me e veshtire. Te gjithe duan ta bejne kete dite speciale dhe te paharrueshme por gjenden ne veshtiresi per zgjedhjet e tyre.

Tregojini prtnerit tuaj qe ju kujdeseni per te. Surprizojeni me nje dhurate sentimentale jo domosdoshmerisht te kushtueshme ose rizgjoni romancen me dicka me seksi.

Ja 5 ide si ta surprizoni te dashurin tuaj diten e Shen Valentinit:

  1. Foto flirtuese

foto flirtuese

Ne vend te nje darke romantike me qirinj dhe vere, beni nje set me fotografi. Fotografi flirtuese dhe ngacmuese si per shembull: ne kuzhine duke gatuar me nje veshje provokuese ose duke lexuar librin e tij te preferuar apo duke punuar ne laptop me t-shirtin e tij.

  1. Takimi i pare

first dating

Ju kujtohet takimi i pare? Inskenojeni perseri duke u bere aktore. Shiheni njeri-tjetrin njesoj si heren e pare, pak te turpshem, te rezervuar. Beni te njejtat pyetje qe keni bere dhe atehere, do jete dicka e kendshme dhe zbavitese. Do ju kujtohen emocionet e perjetuara atehere dhe ky Shen Valentin do behet edhe me romantik per ju.

  1. Surprize e fshehur

matrioshka surprise

Blini 10 zarfa te madhesive te ndryshme, nga me i vogli deri te me i madhi ne menyre qe te futen tek njeri tjetri si kukullat Matrioshka ruse. Shkruani nje leter me dedikim special dhe futeni ne zarfin me te vogel, e me rradhe ne zarfat e tjere. Dergojani partnerit,  pse jo me poste dhe sigurohuni qe ta marre pikerisht diten e Shen Valentinit. Momentin qe partneri “lodhet” sa te gjeje letren, do jete argetues dhe do e beje diten tuaj paksa me te vecante.

E njejta gje mund te realizohet edhe me dhuraten, me kuti te madhesive te ndryshme.

  1. Arsyet pse te dua

heart cards

Blini letra me ngjyra ne forme zemre ose realizojini vete ato. Ne cdonjeren prej tyre shkruani nje arsye pse e doni partnerin tuaj, pse ai/ajo eshte special per ju. Shkruani fjale te bukura, mund te beni dhe ndonje battue, e me pas vendosini keto pusulla ne nje vend te dukshem, per shembull ne skrivanine e tij, apo ne dhomen e gjumit. Emocionet qe do japi kjo surprize do jene te kendshme per partnerin.

Nese doni ta beni edhe me intriguese, mund ti fshihni pusullat ne vende te ndryshme te shtepise, ku ne cdonjeren ka edhe nje sinjalizues (Hint) se ku eshte pusulla e rradhes, e ne fund te lojes, ne pusullen e fundit te keni fshehur lule dhe nje dhurate.

Kjo loje do ju emocionoje te dyve pa mase.

  1. Dashuria vjen nga stomaku

heart crackeres

Eshte e thjeshte te shkosh ne nje restorant ku do te servirin nje menu standarte me nje ambjent te dekoruar. Por ku ka me mire se dicka e realizuar nga vete ju. Mengjes ne krevat apo darke romantike, ose te dyja. Kujtoni jane detaje te vogla qe ngjallin emocione te medha. Biskota ne forme zemre, qirinj aromatik, ushqim afrozidiak dhe nje vere te mire.

Nje here ne vit? Edhe pse festa e Shen Valentinit eshte nje here ne vit, mbani mend qe gjeste te vogla jane te domosdoshme cdo dite. Nje dedikim dashurie, nje kafe e ngrohte ne mengjes, nje film romantik… Surprizojeni per Shen Valentin por duajeni cdo dite.

 

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *