san valentino 2014

In Featured, Psikologji

5 Ide Kreative per nje Shen Valentin Perfekt

Nje nga faktet qe dime rreth jetes eshte se ajo merr kuptim vetem kur ka Dashuri, sidomos kur ajo eshte me “D” te madhe. Shen Valentini eshte pikerisht ajo dite e vitit ne te cilen mund te shprehim ndjenjat tona atyre qe i quajme si te rendesishem. Dashuria eshte e pafundme, dhe merr forma nga me te ndryshmet. Prandaj, Shen Valentini nuk eshte vetem per çiftet, mund te jete per miqte, femijet, te afermit deri dhe per kafshet shtepiake te cilet jane kaq te dashur per ne.

shen valentini

Ka kaq shume menyra per te shprehur ndjenjat te dashurve tane, dhe shume me teper per ti bere ata te ndihen speciale:

  1. MASAZH NE ÇIFT 

    dhe do te ndiheni kryeveper pas nje jave teper te lodhur ne pune, e te gatshem per te rifilluar. Oferta te ndryshme mund te gjenden lehtesisht keto dite per masazh relaksues, me vajra esenciale, antistres dhe relaksues.

  2. SHKRUANI NJE LETER

    me mesazhet teper te shkurtra, gati te koduara, duket jemi bere pertace ose na mungon koha per drejtshkrim. Shkruani bukur (paster dhe pa gabime) dhe me emocion nje leter zemre dedikuar te dashures/it tuaj.

  3. PROPOZOJINI PER MARTESE

    çfare po prisni? Shen Valentini tjeter mund te jete shume vone… Merrni fryme thelle, shkoni prane saj, veshtrojeni ne sy dhe do te vereni nje jete bashke. Ajo eshte e duhura… Mos harroni te gjunezoheni…

  4. VISHUNI ME TE KUQE

    te brendshme te kuqe nuk vishen vetem per krishtlindje, por ngjyra e kuqe eshte perfekte edhe per Shen Valentin. Mund tia dhuroni partnerit ose nese keni menduar dicka tjeter, muan tia blini vetes tuaj.

  5. RIKRIJONI TAKIMIN TUAJ TE PARE

    nuk mund ta dini kurre sesa efekt ka te risillni ne kujtesen tuaj momentin e takimit te pare, pa e provuar. Rutina e perdithsme te ben te lesh pas dore shume gjera te cilat edhe pse te vogla ne dukje mund te jene ato qe bejne diferencen.

Po sikur te tregoni pak dashuri per veten?! Ne fund te fundit Shen Valentini eshte te shprehesh dashurine per ata qe ndjeni afer. Mund te kenaqeni vertete shume duke ja bere qejfin vetes:

san valentine ideas

1.   Dilni blini cdo gje qe ju nevojitet per nje pasdite perfekte me veten tuaj. Beni paraprakisht dhe nje ndalese ne parukeri, per tu dukur plotesisht sharmante.

2.   Kete vit Shen Valentini perkon me te premten, diten e pare te fundjaves. Bejeni ate te “çmendur”. Shetisni neper qytet, shkoni neper pube e bare dhe do te habiteni vertet shume kur te vini re sa te tjere jane single si ju. Por, vetem pasi te keni plotesuar piken 1.

3.   Perton te dalesh? Po ku ka me mire se nje banje e ngrohte, shtrire ne vaske, muzike ne sfond (nga ajo qe te pelqen vetem ty) rrethuar me qirinj e shoqeruar nga nje gote vere e kuqe.  Kujdes mos ta teproni me veren sepse ne te kundert do perfundoni te dehur aq sa mund  tju vije vertete keq per veten tuaj.

4.   Blijini vetes buqeten me lule me ekstravagante dhe per me teper keni luksin te zgjidhni cokollatat qe ju pelqejne, e kjo nuk eshte pak.

5.   Kujdesuni gjithmone per veten, mos prisni ta bejne te tjeret kete dhe mos harroni DASHURONI PA KUSHTE.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

, ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *